Flash News

KRYESORE

Çështja 'Xhafaj', deputeti i PD: Disa ambasadorë kanë mbajtur qëndrime skandaloze

Çështja 'Xhafaj', deputeti i PD: Disa ambasadorë

Nënkryetari i PD, Edi Paloka mendon qëndrimet e disa ambasadorëve i konsideroi si skandalozë, ndërsa tha se kanë diskredituar veten e tyre. Rasti konkret ishte dalja e sotme e Xhafajt me Ambasadoren Gjermanë, Susanne Schütz, ku u anashkalua kjo çështje.

“Unë nuk do doja t'i komentoja sepse ne kemi zgjedhur të merremi me institucione direkte për shumë arsye. Ka pasur dhe reagime për mua të nivelit skandaloz të ndonjë ambasadoreje,  por ne kemi zgjedhur të mos merremi me disa individë  që vërtet mbajnë tituj si përfaqësues të atij apo këtij vendi apo si përfaqësues të BE, por që për ne praktikisht e kanë diskredituar veten me qëndrimet e tyre. Ne i mbajmë lidhjet direkte me institucionet dhe janë institucionet ndërkombëtare qoftë ato që lidhen me integrimin e Shqipërisë, qoftë me qeveritë apo kancelaritë europiane i kanë bërë të qartë pozicionet e tyre. Edhe për drogën dhe Saimir Tahirin nuk e hapte askush gojën, më pas u vunë ata me shpatulla pas murit”, pohoi Paloka.

Deputeti demokrat shtoi se nuk ka besim se Prokuroria do të bëjë një hetim të drejtë, referuar edhe faktit opozita e konsideron Arta Markun si ‘produkt’ të mazhorancës.

E dha urdhrin Rama. Ai tha që unë e verifikova audion dhe këtë qëllim kishte, ti thoshte prokurorisë ky është qëndrimi, qëndrimin e vendos unë. Qëndrimin tonë për prokuroren ne e kemi deklaruar që ditën e parë, vetëm me një synim të shpëtoja Ramën dhe të inkriminuarit e tij dhe ta përdorte kundër opozitës. E para i tha që nuk ka autenticitet video-përgjimin dhe e dyta dha urdhër arresto opozitën”, deklaroi Paloka.

Në lidhje me protestën që do të zhvillohet në 26 maj, Paloka tha se qëllimi kryesor është largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të fundit