Flash News

KRYESORE

‘Çështja Xhafaj’, në kërkim të Ermalit, Krimet e Rënda zhvendosen në Vlorë

‘Çështja Xhafaj’, në kërkim të Ermalit,

Pas dëshmive të deputetëve të Partisë Demokratike, gazetarit Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit Albert Veliu, prokuroria e Krimeve të Rënda është fokusuar në qytetin e Vlorës, sa i takon hetimeve për çështjen Xhafaj.

Në Vlorë është bërë audio përgjimi dhe pritet që prokuroria të vëzhgojë kamerat e sigurisë të disa lokaleve ku gazetari Olldashi dhe Veliu kanë qëndruar si dhe për identifikimin e personave që shfaqen në regjistrim dhe që janë të gatshëm për të siguruar kanabis.

Gjithashtu, Prokuroria do të kërkojë edhe verifikimin e efektivit të policisë të quajtur Ermal dhe që Albert Veliu e përmend në intervistën e tij.

Të fundit