Flash News

KRYESORE

Çështja Xhisiela/ Rama ‘amniston’ policinë: Ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit

Çështja Xhisiela/ Rama ‘amniston’ policinë: Ka

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot në mbrojtje punonjësit e policisë duke pretenduar se asnjë favor nuk i është bërë Rexhep Rrajës në çështjen ‘Xhisiela’. Ndonëse në deklarimet e Xhisiela Malokut, vajzës së dhunuar, thuhet qartë se policia në Tiranë dhe Fushë-Krujë ka refuzuar t’i marrë kallëzimin, Rama thotë se efektivët kanë bërë detyrën e tyre.

Reagimin e tij të shkurtër për këtë skandal, Rama e mbyll me shprehjen klishe: “Për ne askush s'është mbi ligjin.”

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s'është mbi ligjin”, shkruan Rama në profilin e tij në ‘Twitter’.

Nënkomisar Emiljano Nuhu, personi që bëri publik skandalin, ka akuzuar kolegët e tij në polici, si dhe dy deputetët Rrahman Rraja dhe Taulant Balla, për kërcënim dhe përpjekje për të mbyllur çështjen.

22 emra/ Këto janë gratë deputete që kanë braktisur Xhisielën për të mbrojtur Rexhepin

Të fundit