Flash News

KRYESORE

Çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar, Rama i shton buxhetin Gjiknurit, Ahmetajt dhe Klosit

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur të shtojë buxhetin për tre prej ministreve. Në vendim thuhet se shtesa bëhet për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar.

Tre ministritë që përfitojnë shtim të buxhetit janë ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

“a) Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet kundërvlefta në lekë e fondit 516 146 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) euro dhe 99 660 (nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë) paund për kryerjen e pagesave të faturave të firmës avokatore “Goëling ËLG” në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICSID, nr.Arb/14/26”, me palë “Albaniabeg Ambient, sh.p.k”., “M.Angelo Novelli” dhe “Costruzioni S.R.L.” kundër Republikës së Shqipërisë;

b) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në programin “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet kundërvlefta në lekë e fondit 1 000 000 (një milion) euro për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICSID case no.ARB/17/6” me palë “Anglo-Adriatic Group Limited” kundër Republikës së Shqipërisë;

c) Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në programin “Mbështetje për energjinë”, në kategorinë e shpenzimeve korrente, i shtohet kundërvlefta në lekë e fondit 600 000 (gjashtëqind mijë) euro për kryerjen e pagesave të faturave të firmës avokatore “Goëling ËLG” për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në çështjen e Arbitrazhit Ndërkombëtar “ICC kundër Hydro S.R.L.””, thuhet në vendimin e qeverisë.

Vendimi

Të fundit