Flash News

KRYESORE

Çfarë bëri Angelina Jolie që Jennifer Aniston ende nuk ia fal

Brad dhe Jennifer ishin çifti i artë dhe ndër të prferuarit e Hollivudit gjatë martesës pesë-vjeçare nga viti 2000 dhe 2005 derisa aktori, tani 56-vjeçar, u takua me Angelina-n në xhirimet e “Z. dhe Znj. Smith”.

Ishte mënyra se si u portretizua dhe u përfol në media lidhja e tyre që mërziti Jennifer kur ajo tregoi për intervistën “Vogue”.

Ajo që e shqetësoi më shumë Jennifer ishte një artikull në “New York Times”, në të cilin Angelina pranoi se u dashurua me Brad ndërsa ai ishte akoma i martuar me Jennifer:

"Kishte gjëra të printuara atje që unë nuk i dija që ekzistonin. Ndjeva se ato detaje ishin pak të papërshtatshme për t'u diskutuar."

Jennifer besonte se Angelina ndau shumë detaje në lidhje me romancën e tyre të re dhe se ishte mungesë respekti për ta bërë publike. Angelina Jolie pretendoi se ra në dashuri me Brad pothuajse menjëherë.

Jennifer madje e ka takuar Angelina-n në setin e xhirimeve dhe i ka thënë: “Brad është shumë i ngazëllyer që punon me ju. Shpresoj që po ja kaloni mirë.”

Të fundit