Flash News

KRYESORE

Çfarë i bëri bashkë sot deputetët e PD-së, PS-së dhe LSI-së? Rama dhe ministrat pozojnë të buzëqeshur

Të shumta qenë tensioneT ditën e sotme në brenda dhe jashtë parlamentit. Por, për disa minutat të gjithë politikanët janë bërë bashkë. Bëhet fjaë për fushatën e “Tijenjëlulediell”, në mbështetje të fëmijëve të sëmurë.

Disa prej deputetëve veshën bluzat me lulediellin, ndërsa të tjerë i mbajtën pranë vetes, por të gjithë politikanët e PS-së, PD-së dhe LSI-së mbështetën këtë nismë. Madje dhe Kryemadhi fjalën e saj në Kuvend e mbajti veshur me bluzën.

Albana Osmani, e cila ka ndërmarrë nismën në mbrojtje të fëmijëve, ka pozuar në Kuvend bashkë me kryeministrin Rama dhe miistrat. Politikanët shihen të buzëqeshur dhe të qetë. Albana ka ndarë foton në rrjetet sociale duke falenderuar të gjithë politikanët për mbështetjen.

“Sot në seancen e fundit , deputet e Parlamentit Shqiptar te veshur me Humanizem ne mbeshtetjen e Femijeve . Edhe pse duket e trazuar situata politike sot , me proteste jashte Parlamentit, perseri te gjithe i moren bluzat , dikush I veshi dhe na lumturoi shume , dikush e mbajti ne dore dhe vazhdoi programin me ceshtjet e ngritura ne diskutim..! Faleminderit perzemersisht Kryeministrit te Shqiperise Z.Edi Rama , gjithe Kabinetit te tij , gjithe gupeve parlamentare , qe dhane sot mesazhin me te bukur te vitit ! Faleminderit Z.Basha , Faleminderit Znj Monika Kryemadhi qe pavaresisht temes se dites në duart tuaja jane bluzat me 🌻 dedikuar Femijeve Shqiptare . #Albania #Kosova#youareasunflower Fondi i mbledhur nga bluzat e Fushates tone te dyte , shkon ne mbeshtetjen me shume dashuri per ty Kosove dhe per bijte e tu . Nderkohe ne si Luledielli kemi 3 Projekte aktualisht dedikuar Spitalit Rajonal te Elbasanit,te Kukesit, dhe 5-sa/ Shendeti mendor /Pediatria. Seanca vazhdon me nderprerje por vitin e mbyllem me Lulediellin tone në Parlament 🌻 @you_are_a_sunflower_”, shkruan Albana.

Të fundit