Flash News

KRYESORE

Çfarë bëri gabim Sandër Lleshaj si drejtues politik i PS në Lezhë? Balla: Ministër i shkëlqyer, atje do fitojmë 4 mandate

Çfarë bëri gabim Sandër Lleshaj si drejtues politik i PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka folur së fundmi për zëvendësimin e Sandër Lleshajt nga Lindita Nikolla, si drejtues politik i qarkut të Lezhës.

Në një prononcim për mediat, Balla u shpreh se ky zëvendësim nuk ka të bëjë me performancën e Lleshajt, teksa thekson se ky i fundit ka bërë një punë të shkëlqyer.

Më tej ai shtoi se PS do të fitojë 4 mandate në Lezhë, në  zgjedhjet e ardhshme.

"PS vazhdimisht ka bërë ndryshime në drejtuesve politikë në qarqeve. Nuk dua të lë asnjë ekuivok sepse gjithë ky ujë që zien kazani nuk ka të bëjë me performancën e Lleshajt në qarkun e Lezhës si drejtues politik. Lleshaj është ministër shumë i mirë që ka performuar në mënyrë të shkëlqyer në krye të Ministrisë së Brendshme. Në Lezhë PS do marrë në zgjedhjet e ardhshme 4 mandate", deklaroi Balla.

Kujtojmë që Lleshaj u zëvendësua pak ditë më parë nga Rama me Lindita Nikollën.

Të fundit