Flash News

KRYESORE

“Çfarë bëri Turi se na iku truri”, drejtoresha sqaron pyetjen që çorientoi maturantët: Kjo ishte alternativa e saktë

“Turi” një personazh i një prej pyetjeve në provimin e maturantëve në letërsi, ka çorientuar të rinjtë në zgjedhjen e alternativës së saktë.

Madje, “Turi” u përdor si një nga memet pikante në protestën e djeshme, për të ironizuar nivelin e veshtiresise ne provimin e maturës shtetërore.

Kur ende nuk kanë dalë rezultatet e testit, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi dha në A2 zgjidhjen e kësaj pyetje që shkaktoi shumë debate mes maturantëve dhe në rrjetet sociale.

Shefja e QSHA qartësoi se në variantet e tezave të provimit, përgjigja ishte e renditur ndryshe dhe në alternativën që lexoi maturantja Kejsi Spahiu, ajo tha se përgjigja e saktë ndodhet nën alternativën D.

Të fundit