Flash News

KRYESORE

Çfarë deklaroi deputeti gjerman Krichbaum që acaroi kryeministrin Rama: S'je miku im

Çfarë deklaroi deputeti gjerman Krichbaum që acaroi

Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha për DW se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.

Gunther Krichbaum për DW (shqip): “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. “

Më tej Krichbaum  shtoi se mesazhi i tyre është i njëjtë për të gjithë.

“Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.”…

Ditën e sotme, pas publikimit të një shkrimi në një media pranë qeverisë, ku akuzohej deputeti gjerman si “spiun rus” dhe  se ka marrë para nga PD-ja për të folur kundër qeverisë Rama, ka reaguar kryedemokrati Basha.

“Kjo fushatë e pisët e frymëzuar nga sulmet e kryeministrit Edi Rama nga mediat e kontrolluara prej tij, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish-ministrit të Brendshëm, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahiri, bie ndesh me çdo vlerë demokratike dhe evropiane. Ajo dëshmon mentalitetin kriminal dhe autokratik se kritikët dhe ataqë mendojnë ndryshe, duhet të sulmohet personalisht dhe të denigrohen… Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate, e cila po zhvillohet prej tre ditësh në media, është se ajo financohet nga paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit qeveritar që lidhen drejtpërdrejt me Edi Ramën, Saimir Tahirin dhe Erion Veliaj. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e shqiptarëve”,deklaroi  Basha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Kricbahum s’ka qenë ndonjëherë miku i tij, duke iu drejtuar Bashës, “Kjo është fiks ajo që ti dhe kanakarët e tu anglisht apo gjermanishtfolës, bëni papushim prej kohësh, kudo e kurdoherë gjeni veshë të huajsh për të derdhur baltën tuaj. Shani e shpifni për t’i lënë Shqipërisë faturën e dëshpërimit prej humbjeve thellë e më thellë, të betejave tuaja zgjedhore”. /Politiko.al/

Të fundit