Flash News

KRYESORE

Çfarë deklaroi në polici pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e sotëm

Çfarë deklaroi në polici pronari i banesës ku ndodhi

Në orët e parë të mëngjesit të sotëm një shpërthim ndodhi në derën e një banese në katin e katërt të një pallati në Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Isa Boletini’ ndërsa fatmirësisht nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Banesa ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të shtetasit Jovan Çela, 43 vjeç. Sipas BalkanWeb, 43-vjecari punon si zdrukthëtar dhe nuk ka qenë në banesë kur ka ndodhur shpërthimi, por aty ndodhej bashkëshortja me fëmijët.

Gjatë dëshmisë së tij për rreth 5 orë në polici, ai ka deklamuar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk i di arsyet se pse i kanë vendosur tritol në banesë. Mësohet se lënda eksplozive është aktivizuar përmes fitilit dhe jo me komandim.

 

Të fundit