Flash News

KRYESORE

 “Çfarë denoncoi opozita në 6 vjet”, Dhurata Çupi liston pesë arsye të forta për të mos votuar Edi Ramën

 “Çfarë denoncoi opozita në 6 vjet”, Dhurata

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi veçon pesë arsye të forta për të mos votuar Edi Ramën në 30 qershor.

Duke i argumentuar arsyet, Çupi thotë se në 6 vjet ka qënë opozita që denoncoi kanabizimin e vendit, kriminalizimin e parlamentit, kapjen e institucioneve, vjedhjen e pronës publike dhe grabitjen e shqiptarëve.

 

Postimi i Dhurata Çupit në Facebook

 

Shqiptarët nuk duhet të braktisin vendin por të braktisin votimet dhe Ramën në marrëzinë e tij. Votime??? Për cilën alternativë ftohen shqiptarët drejt kutive të votimit?

Kjo “alternativa” qeverisëse nuk ka palë përballë sepse PD nuk konkuron me krimin e me hajdutët e votës së shqiptarëve.

Në 6 vjet opozita në betejat e saj ka pasur shumë denoncime të cilat janë faktuar të vërteta në fund. Në 6 vjet opozita denoncoi:

1- Kanabizimin e vendit e shqiptarët e bota e pa dhe pranoi që Shqipëria u kthye në kolumbinë e Europës. Përgjegjës për këtë është qeveria e Ramës, ndërsa ministri i tij po hetohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

2- Kriminalizimin e Parlamentit, cka solli largimin njëri pas tjetrit eksponentëve të ulur në atë sallë përmes votave të kriminalizuara.

Ata u ulën aty pas paktit që Edi Rama kishte bërë me krimin pasi donte me cdo kusht ardhjen në pushtet.

Edhe pse prirja e Ramës është të mos e zbatojë këtë ligj që u detyrua ta votonte.

3-Kapjen e institucioneve. Sot në ditën për diell të gjithë shqiptarët e shohin se si Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë, duke e lënë këtë sistem në kolaps ndërsa emërimet në krye të tij vijnë pikërisht sipas direktivave të tij.

4- Vjedhjen e pronës publike për tua dhënë oligarkëve të tij. Këtë e kemi parë me të gjitha PPP e qeverisë ku aferat korruptive kanë kapur me miliona euro.

5- Vjedhjen e dinjitetit të shqiptarëve: VOTËS. E denoncuam që në momentet e para, u pranua fillimisht edhe nga OSBE/ODIHR që 20 % e parlamentit është nga vota e blerë. Sot shqiptarët e dinë mirë se si skema e vjedhjes, blerjes apo shantazhit për votën është ngritur në sistem. Ky sistem është ideuar dhe zbatuar nga Edi Rama dhe strukturat më të larta shtetërore të cilët janë kapur në përgjimet e publikuara nga BILD.

Gjithcka që është thënë e denoncuar nga PD dhe opozita është faktuar. Sot shqiptarët gjenden përballë një fakti: Kryeministri u kërkon votën shqiptarëve pikërisht për këtë alternativë absurdi të krijuar prej tij. Rama i fton shqiptarët të shkojnë në votime monopartiake për të votuar legjitimimin e këtyre veprimeve që detyruan mijëra njerëz të braktisin këtë vend.

Prandaj këtë 30 qershor është momenti të braktiset Edi Rama në një proces votimi farsë, lëreni të shënojë fundin e marrëzisë së tij.

Zgjedhjet moniste nuk mund të kthehen më kurrë por ato mund të jenë vetëm fundi i diktatorëve të kohëve moderne.

votimet moniste nuk janë zgjedhje

#me30qershor#nukvotoj

 

Të fundit