Flash News

KRYESORE

Çfarë diskutuan Trump dhe Putin? Zbardhet telefonata mes 2 homologëve

Çfarë diskutuan Trump dhe Putin? Zbardhet telefonata mes 2

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin  kanë zhvilluar një bisedë telefonike një ditë më parë.

Mësohet se Trump dhe Putin në bisedën e tyre të parë telefonike pas sulmeve amerikane në Siri, të cilat tensionuan marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Rusisë diskutuan për t’i dhënë fund dhunës në Siri.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dy liderët kanë rënë dakort se të gjitha palët duhet të bëjnë gjithçka që munden për t’i dhënë fund dhunës në Siri. Po ashtu Trump dhe Putin diskutuan për të punuar së bashku kundër militantëve islamikë në Lindjen e Mesme dhe për të zgjedhur në mënyrën më të mirë situatën e rrezikshme në Korenë Veriore.

“Biseda ishte shumë e mirë dhe përfshiu diskutimin e një zone të sigurt për të arritur paqen e qëndrueshme për arsye humanitare dhe të tjera”, thuhet në njoftim, shkruan Reuters.

 

Të fundit