Flash News

KRYESORE

Çfarë do ndodhë me bashkinë Vorë pas shkarkimit të Agim Kajmakut, flet Kristaq Kume; “në lojë” hyn Rama dhe Meta

Çfarë do ndodhë me bashkinë Vorë pas shkarkimit

Pas vendimit të KQZ, Agim Kajmaku nga sot nuk është më kryetar i bashkisë së Vorës.

Por cilat janë hapat që duhet të ndiqen tashmë pas këtij vendimi? Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, duke folur për “News 24” thotë se është kryeministri, Edi Rama ai që duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe më pas t’i drejtohet presidentit për të caktuar një datë zgjedhjesh të pjesshme për Vorën.

“Tani, kryeministri duhet të firmosë aktin e shkarkimit dhe të njoftojë pastaj Presidentin për të shpallur datën se kur do të bëhen zgjedhjet në Vorë. Në vlerësimin tim, ai që në këtë moment nuk është më kryetar i bashkisë. Ai natyrisht do të vijojë të ankohet”, u shpreh Kume.

Të fundit