Flash News

KRYESORE

Çfarë do të bëjë nëse Edi Rama hap listat dhe ndalon koalicionet? Basha: Lëvizja e tij ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët

Çfarë do të bëjë nëse Edi Rama hap listat dhe

Kryedemokrati Basha e bëri të qartë se më kërkesën e tij sot për ndryshim sistemi, lista të hapura dhe jo koalicione parazgjedhore, Rama ka shkelur vijën e kuqe. Në një prononcim për mediat, i pyetur se çfarë do të bënte nëse Edi Rama hap listat dhe ndalon koalicionet, Basha i është shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë ndërsa thotë se: “Sa herë individë të tillë kanë marrë vendime të tilla janë përballuar me pasoja të dhimbshme për vendin. Kjo është fazë e fundit e degjenerimit mendor dhe politik”.

"Sot jam para jush për t'u bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerëve se do të jemi bashkë me ata në një përpjekje për të shmangur këtë marrëzi, që synon që të fundosë vendin.

Sot jam këtu për t'iu thënë se interesi i një njeriu për pushtet dhe frika nga zgjedhjet e lira nuk do ta mbajë peng Shqipërinë. Meqë jemi përpara një akti përpara një njeri që ka vendosur interesin personal mbi PS-në, është shkatërrimtare për PS-në. Sa herë individë të tillë kanë marrë vendime të tilla janë përballuar me pasoja të dhimbshme për vendin. Kjo është fazë e fundit e degjenerimit mendor dhe politik", është shprehur ndër të tjera Basha, ndërsa vijon më tej duke thënë se “ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar nga kjo lëvizje e papritur e Ramës.”

Basha ka treguar se edhe ai është pro hapjes së listave, por në një moment të dytë. Sipas tij-ashtu sikurse- ka theksuar edhe komisioneri për zgjerimin në BE, ndryshimet në sistemin zgjedhor bëhen në jo më pak se një vit para zgjedhjeve.

Të fundit