Flash News

KRYESORE

Çfarë do të diskutohet në  takimin me dyer të mbyllura mes Trump dhe Putin

Çfarë do të diskutohet në  takimin me dyer të

Ditën e sotme, dy liderët e fuqishëm, presidenti i SHBA-ve Donald Trump si dhe ai i Rusisë Vladimir Putin janë takuar bashkë në Helsinki.

Dy liderët gjatë takimit të tyre në prani të mediave kanë deklaruar se  në mbledhjen me dyer të mbyllura do të diskutohet për një sërë çështjesh.

Trump tha se ai dhe Putini kishin "shumë gjëra të mira për të folur dhe shumë çështje për të diskutuar". Ai shtoi se diskutimet mes tyre do të prekin çështje që nga "tregtia në ushtri e deri te raketat  bërthamore” si dhe çështjet që lidhen me Kinën.

Presidenti amerikan shpreson që të ketë një marrëveshje për të zvogëluar arsenalet e mëparshme të superfuqive të Luftës së Ftohtë. "Shpresojmë se mund të bëjmë diçka për këtë," tha Trump.

Dy liderët “thyejnë akujt”, Trump nderon Putin: Bota po na vëzhgon

E plotë këtu 

Të fundit