Flash News

KRYESORE

“Çfarë do të ndodhë nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje as në 13 tetor?”

“Çfarë do të ndodhë nëse opozita nuk merr

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve vendore.

Në konferencën për shtyp, Meta u pyet nga gazetarët nëse ka pasur dakordësi apo një bisedë me kreun e PD, Lulzim Bashën këtë datë të re zgjedhjesh.

Meta nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, por ka lënë të kuptohet se edhe opozita do të marrë pjesë në 13 tetor, pasi do të reflektojë.

Gazetari: Ju folët më kryetarin e opozitës, po kërkesat e tyre?

Meta: Besoj se kësaj pyetjeje ju përgjigja edhe më parë. Apeli im për opozitën ka qenë që të sillet me përgjegjësi, që të artikulojë kërkesa të drejta dhe të realizueshme, të jetë bashkëpunuese, që të tejkalojmë këtë krizë kushtetuese, institucione, politike, jo pak dhe ekonomike.

Kjo është mundësi për reflektim për të gjithë dhe jam i sigurt që në 13 tetor Shqipëria do të ketë votime.

Gazetari: A jeni 100% i qetë se dekreti juaj për zgjedhje në 13 qershor nuk do të shërbejë si motiv më shumë që qytetarët të përplasen ditën e diel?

Meta: Le t’i referohemi akteve zyrtare. Në 24 maj kemi një deklaratë publike nga përfaqësues zyrtarë të CDU, ku bënin thirrje mjaft konstruktive të gjitha palëve për dialog dhe për të zgjidhur këtë krizë.

Unë kam që në zyrë që në mëngjes dhe jam akoma...Është detyra ime të bëj gjithçka për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Unë mendoj se qytetarët tanë e meritojnë këtë.

 

Të fundit