Flash News

KRYESORE

Çfarë do të ndodhë të enjten në Parlament? Deputeti i PD nuk përjashton përdorimin e miellit dhe vezëve

Çfarë do të ndodhë të enjten në Parlament?

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë normalitet parlamentar deri në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas publikimit të audio-përgjimit të Agron Xhafajt.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News deputeti i PD, Gent Strazimiri nuk dha shumë detaje se çfarë do të ndodhë, pasi sipas tij është herët për të folur. Strazimiri tha që pritet një reagim i madh qytetar.

Do të thotë që nuk do të ketë normalitet, do të thotë që çështja pavarësisht se Rama do të flasë për mbrojtjen e lulelakrës në bujqësi çështja është Fatmir Xhafaj dhe mbrojtja që ai i bën Fatmir Xhafajt dhe organizatave të tjera kriminale. Duhet të flasim për një Shqipëri që ka 5 vjet që 100% të ministrave të Brendshëm i ka o në burg ose subjekt të ligjit antimafia për shkak të përfshirjes së tyre në faktorë të narkotrafikut dhe që kjo qeveri që vetëm drogën nuk ka ndërmend të luftojë”, tha Strazimiri.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë vezë dhe miell, siç ndodhi në seancën e 12 prilli, Strazimiri u përgjigjë: “Unë nëse e ke me merak [i drejtohet gazetares Ilva Tare] marr dhe pak miell nuk është problem, por besoj që është herët për ta menduar”.

Nga ana tjetër, Strazimiri paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë edhe protesta më të mëdha, pasi shoqëria po bëhet me e hapur.

Të fundit