Flash News

KRYESORE

Çfarë doni të dini për Harry-n? Meghan Markle tregon shumë për tipin e tij

Historia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex është tamam si në filma, por një përrallë reale mbretërore. Dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë edhe pse kanë hequr dorë nga titujt mbretëror.

Fansat e tyre por edhe të pallatit mbretëror duan të dinë çdo detaj rreth jetës së tyre të re dhe tashmë ata janë të lirë të flasin për tema të cilat protokolli mbretëror nuk ua lejtonte përsa kohë ishin në Angli dhe pjesë e familjes mbretërore.

Së fundmi në një bisedë me Gloria Steinem, Meghan Markle ka treguar se Harry është shumë mbështetës ndaj çdo problematike që familja mbretërore ka ndjekur. Ajo ka folur po ashtu edhe për faktin se Harry ka qenë përherë feminist duke mbështetur kauzat më të rëndësishme që janë trajtuar deri më tani nga vetë ata.

Dukesha e Sussex është shprehur se ndihet me shumë fat që ka dikë si Harry i cili e e mbështet gjithmonë.

Të fundit