Flash News

KRYESORE

“Çfarë drejtimi do i jepni protestës?”, Basha-Fevziut: E ke gabim! Mos bëj zhurmuesin!

Vetëm dy ditë na ndajnë nga protesta e opozitës, e cila sipas Bashës, ka në fokus qytetarin dhe të drejtat e tij. Në një lidhje direkte me “Opinion”, Fevziu pyeti Bashën: “Çfarë drejtimi do i jepni protestës?”.

Basha i'u përgjigj prerazi, “Ky nuk është spektakël, ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit. E keni pozicionuar gabim, nuk është shfaqje. Nuk bëhet për partitë, nuk bëhet për PD-në dhe për aleatët tanë".

I pyetur sërish nga Fevziu se çfarë do të bëjë Basha, kryetari i opozitës u shpreh, “Këtë do bëjmë, të çojmë përpara drejtësisë përgjegjësit. Këtu ku kemi ardhur nuk ka më zgjedhje”.

Të fundit