Flash News

KRYESORE

“Çfarë e ndan politikën nga arti”, Grida Duma: Refuzoj të futem në goditën e Teatrit

“Çfarë e ndan politikën nga arti”, Grida Duma:

Ish-deputetja demokrate Grida Duma, ka folur në studion e ‘Kjo Javë’ për aksionin opozitar, pjesë e të cilit është bërë ditët e fundit edhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Duma u shpreh se ka marrë pjesë në protestën e artistëve, por nuk është futur brenda godinës, pasi sipas saj ai është tempulli i artistëve dhe dera që ndan politikën me artin.

“Kam qenë aty, nuk jam futur brenda skenës, sepse mendoj se ai është tempulli i artistëve. Është nënshkruar kontrata mes opozitës dhe artistëve, që do doja të mos mbetej në kufijtë e një kontrate. Ky vend do bëjë ndryshime, nëse ne i kthejmë ato në ndryshime në sistem. Duhet të kemi senatorë të artit dhe t’i kemi patjetër në dhomën e dytë të parlamentit. I duhet shtuar diçka diskurit të teatrit. Është një lloj spekulimi i kryeministrit ajo që nuk mund të punohet në atë teatër. Për këtë situatë ne duhet të na shërbejë referenca te vendet e huaja, siç është psh. SHBA. Duhet të shohim si janë trajtuar raste të tilla atje, siç është teatri i Detroit. Ata kanë bërë gjithë konsultat e mundshme që teatrin ta ruajnë, pa e shembur dhe uzurpuar. Turpi i zi, që nuk është bërë një referendum këtu te ne. Edhe një teatër që kemi, duam ta zhdukim. Kemi përgjegjësi 30 vite që teatri ka mbetur i rikonstruktuar. Godinat e vjetra historike sjellin më shumë harmoni në mënyrë si i prezantohen njerëzve, turistëve”, tha Duma.

Disa ditë më parë Partia Demokratike ka nënshkruar një marrëveshje me artistët lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në këtë marrëveshje PD angazhohet që sapo të jetë mazhorancë, do të anullojë ligjin që parashikon prishjen e Teatrit Kombëtar.

 

 

Të fundit