Flash News

KRYESORE

Çfarë është Banka e Zhvillimit? Qeveria shqiptare synon ta krijojë së shpejti

Çfarë është Banka e Zhvillimit? Qeveria shqiptare synon ta

Shqipërisë i mungon 60% e infrastrukturës publike dhe se qeveria ka nevojë për 6 miliardë euro investime në pesë vitet e ardhshme për të ndërtuar një infrastrukturë si ajo e vendeve të zhvilluara. Kjo përqindje e rendit Shqipërinë si vendi me nevojat më të larta për investime në infrastrukturë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës në tërësi.

Ndërkohë, në raportimin për Fondin Monetar Ndërkombëtar, Qeveria shprehet se synon të zvogëloje hendekun në infrastrukturë nëpërmjet rritjes së investimeve kapitale në rreth 5% të PBB-së çdo vit, projekteve PPP dhe ngritjen e një banke zhvillimi. FMN referoi se qeveria është duke marrë parasysh krijimin e një banke zhvillimi që do të mbështeste investimet publike duke përdorur asetet publike.

Sipas ‘Monitor’, FMN ka këshilluar autoritetet shqiptare që për këtë lëvizje të marrin parasysh përvojën ndërkombëtare me rreziqet që lidhen me të tilla subjekte, duke përfshirë rreziqet fiskale, financiare dhe qeverisëse.

Të fundit