Flash News

KRYESORE

Çfarë fshihet pas mbylljes së lojërave të fatit? Arian Çani tregon një variant të ri

Çfarë fshihet pas mbylljes së lojërave të fatit?

Gazetari Arian Çani është shprehur se qëllimi i mazhorancës për mbylljen e pikave të basteve nuk ka të bëjë me shtimin e numrit të tyre nëpër rrugicat e qyteteve, por synon përqëndrimin në hotelet me 5 yje që pritet të ndërtohen në kryeqytet.

“Sa hotele pritet te ndërtohen ne Tiranë? Të gjithë do të kenë brenda kazino. Rama e tha edhe vetë në parlament do vendosen ne hotele me 5 yje. Të gjithë njerëzit që kanë para do të luajnë në kazino”, u shpreh ai në emisionin ‘Open’ në Top Channel.

Gjithësesi, ai shtoi se e mbështet kryeministrin Rama në këtë vendin, i cili do të ndikojë në 'çlirimin' e rrugëve të vendit.

Arian Çani për paketën anti-shpifje: Rama po përgatit fundin e vet politik

Të fundit