Flash News

KRYESORE

Çfarë fshihet pas ultimatumeve të specialistëve të ministrive që kërkojnë largimin e ministrave teknikë?

Çfarë fshihet pas ultimatumeve të specialistëve të

Pas debateve të fundit mes specialistëve të PS-së dhe ministrave teknikë të PD-së, sidomos debati më i zjarrtë Karabina – Ndreca, del në pah një problem tjetër, atë të shpërdorimeve të ndryshme që po bëjnë specialistët e ministrive, pasi e dinë se mund të mos jenë më pjesë e ministrive, pas 10 shtatorit.  Dje ministria teknike e Arsimit, Mirela Karabina, kallëzon për herë të dytë në prokurori Sekretarin e Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndrecën. Karabina e kallëzoi dje në Prokurorinë e Përgjithshme, me akuzën se Ndreca është hequr si titullar i Autoritetit Kontraktor të MAS dhe ka firmosur kontrata me vlerë 8.6 milionë lekë me subjektet, edhe pse ky i fundit e justifikoi këtë me emergjencën por pas saj fshihen shpërdorime e përfitime maksimale.

Por socialistët vijojnë të insistojnë se ministrat teknikë duhet të ishin larguar, sepse misioni i tyre ka përfunduar me kohë. Ata bëjnë thirrje që ata të dorëhiqen nëse u ka mbetur ndopak moral. Por ka zëra se specialistët i bëjnë ultimatum për dorëheqjen e tyre, pasi kërkojnë që të përfitojnë e të vjedhin edhe ato pak lek që kanë mbetur, pasi do vijnë ministrat e rinj dhe, me siguri, do ketë edhe lëvizje brenda stafit, pasi ka shumë akuza për shpërdorime e përfitime ndaj është koha për të vjedhur…por pengesa mbeten ministrat teknikë. Ndaj kërkohet largimi i tyre me ultimatum!

Të fundit