Flash News

KRYESORE

Çfarë ha kjo Jennifer Lopez që është gjithmonë në formë? Këngëtarja zbulon sekretin

Çfarë ha kjo Jennifer Lopez që është gjithmonë

Është një nga femrat më seksi mes artisteve, e kjo nuk është e vetmja gjë që bën përshtypje. Jennifer Lopez tashmë nuk është në moshë fare të re, pavarësisht se trupi i saj tregon po aq sa i një vajze 20 vjeçare. Format seksi e të tonifikuara mbeten ende një karakteristikë e saj, që ndër të tjera shquhet për  energjinë e pashtershme në skenë. E më në fund u zbulua se çfarë bën artistja për të qenë kaq në formë.

Në vaktet e saj nuk përfshihet kurrë ushqimi i gatshëm apo i përpunuar. Me pak fjalë, sa herë të dëgjoni J-Lo, duhet t’ju vijë ndër mend vetëm fjala BIO, shkruan Bordo. Në një vakt dreke tipik, mbizotërojnë brokoli, specat, dhe një lloj përzierje e veçantë me fara kungulli. Ndërsa në darkë, Jennifer preferon proteinat, duke konsumuar kështu mish derri ose pule, të shoqëruara me patate të ëmbël furre.

Përsa i përket porcioneve që konsumon gjatë ditës, këngëtarja bën zgjedhje të zgjuara, duke ngrënë kështu vetëm fruta ose perime. Ndërsa, brumërat apo yndyrnat nuk bëjnë pjesë kurrë në raste të tilla.

I vetmi “mëkat i ëmbël” nga i cili J-Lo nuk mund të heqi dorë, është çokollata, sidomos biskotat apo kekët me copëza të tilla. E kush nuk ia toleron vetes ëmbëlsirat!

Dhe si për mbyllje, do të zbulojmë atë çka thamë që në fillim. Jennifer Lopez nuk mendohet të konsumojë në mënyrë absolute: alkol, cigare dhe kafe. Edhe në rastet e rralla, kur i duhet me patjetër të pijë kafe, porositet në mënyrë të veçantë një e tillë pa kafeinë.

Epo, me gjithë këtë përkujdesje, përveç asaj çka ndryshe quhet “genetike”, fshihet dhe një punë e tërë përkujdesi e qëllimesh të vëna ndaj vetes. Bravo për vullnetin!

Të fundit