Flash News

KRYESORE

“Çfarë Hamzai? Çfarë Esat Pashe? Ky është Edvin Rama”, deputeti me paralajmërim të fortë: Hapni sytë, nga Prishtina në Tiranë

“Çfarë Hamzai? Çfarë Esat Pashe? Ky

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, ka denoncuar disa nga vendimet e fundit të marrë nga kryeministri Edi Rama dhe ato që pritet të merren, që nga shumë vetë po konsiderohen anti-kombëtare.

Paloka përmend vendimet për t’i dhënë firmës ruso-serbe disa vendburime nafte në Shqipëri, Greqisë zonën naftëmbajtëse të Jonit dhe vetëofrimin për t’u kthyer në një kamp të madh refugjatësh, si dëshmi se kryeministri Rama po punon kundër interesave të vendit.

“Çfarë Hamzai? Çfarë Esat Pashe? Ky është Edvin Rama”, shkruan Paloka, i cili kërkon vigjilencë në Tiranë dhe Prishtinë për këto vendime.

A po bën Edi Rama të njëjtën gafë si me armët kimike? Është sërish ‘Le Monde’ që konfirmon Shqipërinë kamp për refugjatët e Evropës

Reagimi i Edi Palokës:

I jep naften shqiptare, firmes ruso-serbe te Putinit ,pasi ka akuzuar PD si te lidhur me ruset dhe ju ka vene trarin me pagese kosovareve.

I jep detin me gjithe zonen naftembajtese Greqise, pasi ka eliminuar krejtesisht Gjykaten Kushtetuese (keshtu askush nuk e pengon zbatimin e marreveshjes qe ka bere).

Veteofrohet per te kthyer vendin ne nje kamp te madh refugjatesh nga Siria dhe Afrika nderkohe qe ka cuar refugjate 400 mije shqiptare.

Shqiperia eshte damkosur si ishulli i krimit ne Evrope, ky akuzon opoziten se pengon integrimin pasi ka mbrojtur Tahirin e vazhdon te mbaj Xhafajn minister te brendshem. E nderkohe shqiptaret vazhdojne te vriten e vetevriten.

Cfare Hamzai ? Cfare Esat Pashe?

Ky eshte Edvin Rama.

Hapni syte sa nuk eshte vone, nga Prishtina ne Tirane.

Të fundit