Flash News

KRYESORE

“Çfarë jepni ju që t’ju njohë Serbia?” Haradinaj thirrje Kurtit dhe Mustafës: Të bashkohemi; Ndërkombëtarët na kërkojnë veriun

“Çfarë jepni ju që t’ju njohë Serbia?”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar për herë të parë se ndërkombëtaët po i kërkojnë Prishtinës që të heqë dorë nga veriu i vendit për të marrë njohjen nga Serbia. Haradinaj u shpreh se zyrtarët e Kosovës po përballen me pyetjen e ndërkombëtarëve se “çfarë jepni ju që t’ju njohë Serbia?”

Sipas numrit një të qeverisë kosovare, Prishtinës po i kërkohet që të heq dorë nga veriu i vendit ose të krijojë një ‘Republikë Serbe’ brenda Kosovës.

"Kërkohet me u përmbyllë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe është mirë me u përmbyllë. Ne e kemi kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Por, ndërkombëtarët na kanë thënë se çka jepni ju që t’ju njohë Serbia, vazhdimisht na e kanë bërë këtë pyetje. Ne i kemi thënë se i kemi 20 mijë të dhunuara, persona të zhdukur. Atëherë kanë kërkuar që të japim veriun, atje që i kemi disa miniera. Na kënë thënë jepni tokën se do ju njohin, ose nëse nuk jepni tokë jepni një republikë brenda Kosovës, një ‘Zajednicë’. Unë po i lutem kolegëve të mi, edhe Kadriun, edhe Hashimin, Albinin, Isën, nëse na e jep njohjen Serbia po ia kthejmë tregun, se ja kemi marrë tregun. Nëse ne duhet me e kthy këtë treg, unë po ta jep tregun, ti ama njohjen. Nuk po besoj që po e teprojmë, mua po më vyn njohja shumë ama ta jap tregun", u shpreh Haradinaj.

Haradinaj u shpreh kundër propozimit të Kadri Veselit, kreu i PDK-së, për të hequr për 120 ditë taksën ndaj Serbisë. Ai theksoi se një vendim i tillë nuk do të merret pa njohjen nga Serbia.

"Unë nuk kam me ia dhënë tregun Serbisë pa e marrë njohjen, le të dinë të gjithë. Kjo nuk është kundër Amerikës, ne e kemi armik Serbinë. Nuk japim Zajednicë, do të japim treg", tha ai.

PDK-ja, aleat i Ramush Haradinajt në Qeveri, është duke shtuar presionin për tërheqjen e Prishtinës nga taksa 100% për produktet serbe, pas kërkesës zyrtare që iu bë nga Uashingtoni.

Të fundit