Flash News

KRYESORE

Çfarë ka ndodhur me Eugent Bushpepën? Këngëtari bën ndryshimin drastik në pamje

Në daljet e para të Eugent Bushpepës në ekranet shqiptare, ai kishte flokë të gjatë, si një roker i vërtetë. Prej vitesh, Bushpepa mbajti të njëjtin look duke mos ndryshuar, deri para një viti. Për herë të parë, Eugenti preu flokët dhe dukej me të vërtetë shumë bukur. Po ashtu dhe në Eurovizion, me mjekër dhe me flokë të prerë, me veshjen e stiluar nga Enada At Nikolla, Genti dukej shkëlqyeshëm. Por tani në sezonin e verës, Eugenti ka vendosur të jetë ‘fresk’ duke qethur komplet flokët. “Kur i thua berberit me hiq vetëm majat dhe detyrohesh te shkosh ne plazh te skuqesh tullen”, shkruan Eugenti në postimin në Instagram, duke lënë të kuptohet se berberi e ka tepruar paksa me makinën qethëse.

Të fundit