Flash News

KRYESORE

Çfarë ka ndryshuar në 2018-ën nga Xhafaj i 2002-shit? Ministri: Nuk e kam menduar në asnjë rast dorëheqjen

Çfarë ka ndryshuar në 2018-ën nga Xhafaj i 2002-shit?

Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot në konferencë se nuk ka menduar në asnjë moment që të dorëhiqet nga posti i ministrit të Brendshëm pas shpërthimit të skandalit të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj theksoi se ai vetë nuk ka menduar për dorëheqjen dhe as kryeministri Edi Rama nuk e ka kërkuar diçka të tillë.

“Në asnjë rast nuk kam menduar për të dhënë dorëheqjen për këtë shkak. Do të jepja dorëheqjen për çdo gjë që lidhet me mua. Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak dhe për asnjë arsye që të jap dorëheqjen”, tha Xhafaj.

Por ministri i Brendshëm mbajti brenda kësaj konference dy qëndrime të ndryshme.

Fillimisht ai nënvizoi aktin që kishte ndërmarrë në vitin 2002, kur ishte ministër i Turizmit në qeverinë e Pandeli Majkos, për të dhënë dorëheqjen nga posti. 16 vite më pas, i njëjti person, kësaj here në postin e ministrit të Brendshëm, as nuk e mendon dorëheqjen, ndonëse dorëheqja e paraqitur në 2002-shin nuk ka shërbyer për asgjë sepse vëllai i tij arriti t’i shmangej drejtësisë për më shumë se një dekadë e gjysmë.

Xhafaj: Audio përgjimi është mashtrim, vëllai im nuk është i përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri

Fatmir Xhafaj flet në konferencë për Agronin ‘shembullor’: Bëra gjithçka si vëlla që ai t’i kthehej vlerave të denja

Të fundit