Flash News

KRYESORE

Çfarë keni bërë ju për PD? Lubonja vë përpara përgjegjësisë Topallin, e cila përvetëson kauzën e Bashës: Kam nisur betejën e dekriminalizimit

Çfarë keni bërë ju për PD? Lubonja vë

Ish-kryeparlamentarja  Jozefina Topalli, një nga kritiket e kryedemokratit Lulzim Basha është përgjigjur një natë më parë në ‘Të Paekspozuarit’ për kontributin e saj në Partinë Demokratike.

Analisti Fatos Lubonja ka vënë përpara përgjegjësisë Topallin duke iu drejtuar me e pyetjen: Çfarë keni bërë ju që të forcohet PD pas humbjes në 2013?

Demokratja tha se ka qenë ndër nismëtaret e kauzës së dekriminalizimit dhe shpesh e ka gjetur veten vetëm dhe të kërcënuar. Ndërsa uli tonet ajo u shpreh se nuk e ka sulmuar Bashën dhe as nuk po e sulmon por sipas saj PD është drejt rrënimit.

Lubonja: Çfarë keni bërë ju që të forcohet PD. PD ka qenë e dobët që humbi zgjedhjet. A e forcoi Lulzim Basha apo jo nuk e dimë?

Topalli: Kanë qenë 4 vite të vështira për vendin, jo për PD-në. Opozita ka bërë disa përpjekje të rëndësishme kundër dekriminalizmit. Jam krenare që e kam nisur këtë betejë. E kam gjetur veten të vetmuar dhe të kërcënuar. Por për ligjin e arsimit. PD asgjë s’ka bërë. Isha unë ajo që i kam kërkuar zotit Basha. Thoshin po e sulmon Topalli Lulzim Bashën. Unë nuk e kam sulmuar, nuk e sulmoj as sot. Kam një thirrje. PD është drejt rrënimit, unë nuk mund të pres aktin e fundit të rrënimit të PD-së së vitit 1990.

Gjatë këtyre 20 viteve kam pasur fatin dhe privilegjin, kam kaluar mes sakrificave për të qenë në lidershipin e PD-së. Kam qenë në krye të institucioneve të shtetit dhe unë nuk besoj se në historinë tonë ka një grua që të ketë bërë karrierë si puna ime dhe nuk është synimi im. Por kam një borxh.

Lubonja: Borxhin do ja kthesh Sali Berishës.

Topalli: Jo do ja kthej demokratëve.

Të fundit