Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë keni humbur!?! Filmat e (pa)parë të 2018 dhe lista me 10 'Oscars' e një kineasti shqiptar
Koloreto Cukali
Nga filmat që unë kam parë, kjo është një listë personale (dhe modeste) kinemaje që më ka emocionuar. Sigurisht, shumë filma nuk kam arritur t'i shoh, e shumë të tjerë, pavarësisht bujës, nuk më kanë prekur dot. Përshembull, nuk kam përfshirë në listë “LadyBird”, “Call Me By Your Name” apo “Shape Of Water”, edhe pse kanë marrë çmime dhe kritika jashtë i ka vlerësuar. Këta filma nuk kanë arritur të më komunikojnë gjë, personalisht. Të kthehemi te lista ime. Në të ka edhe filma që kanë dalë në nëntor-dhjetor të 2017-s, por unë i kam parë në 2018-n dhe suksesin e kanë korrur në këtë vit.
- “Cold War”, i Paweł Pawlikowski-t. Një histori dashurie në botën e ftohtë të Europës së viteve '50. Ky film, nuk pushon së më kujtuari që gjithë kineastët shqiptarë që synojnë filmin “autor” duan të bëjnë gjithçka të tillë, po nuk munden. I thjeshtë, vizualisht i bukur, një udhëtim nga Polonia në Paris, në Jugosllavi e në Berlin dhe me një kast të jashtëzakonshëm, ku me kast kam parasysh aktoren kryesore.
- “Roma”, i Alfonso Cuarón. - Një film i jashtëzakonshëm, një poezi për sytë e një melhelm për shpirtin. “Roma”, një farë autobiografie e regjisorit meksikan për vitet e fëmijërisë së tij në Meksikën e viteve ‘70. Një nga vlerat e “Romës” së Cuarón-it është që nuk bërtet, por të merr për dore siç merr taja fëmijët e vegjël në një botë të humbur... Avionë në pellgje të pëgërash.
- “Dogman”, i Matteo Garrone-s (shkruar së bashku me Ugo Chiti-n). Garrone (pas “Gomorrah”), i rikthehet botës së krimit me një dramë që të hyn në kockë me vërtetësinë, karakteret e vizatuara mjeshtërisht, aktrimin e madh. Nëqoftëse e keni dëgjuar diku frazën: “Sa më shumë njoh njerëzit, aq më shumë dua qentë...” ky është një film që mund t'u hapë një version vizual të saj. Garrone, një nga divët e rinj të kinemasë së re italiane, ka arritur të krijojë një kryevepër.
- “Loveless”, nga Andrey Zvyagintsev. Zvyagintsev-in, e kam njohur më parë përmes Leviathan, që mua më është dukur një nga filmat më të mirë rusë të viteve të fundit. Por, me “Loveless” – historia e një çifti që po divorcohet e që merr vesh që biri i tyre 12 vjeçar ka humbur – ai arrin një nivel akoma më të lartë kinematografik. Dramë, thriller, krim. Gjithçka e ndërthurur në mënyrë të përsosur. A mund të na dhurojë kinemaja shqiptare një Andrey si ky?
- “The Square”, i Ruben Östlund-it. Bota nordike e zbërthyer mjeshtërisht, përveçse, dhe një ritakim me Elisabeth Moss. Pikëpyetje njerëzore të ndërthurura me pikëpyetjet artistike. Edhe pse jemi shumë larg botës nordike, ka nga ta prej nesh që vuajnë dilemën: art i performancës a performancë artistike. Dhe ato dilema janë trajtuar me një satirë shumë fine nga Östlund-i.
- “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, nga Martin McDonagh. Përveç kënaqësisë për të parë Woody Harrelson (dhe sigurisht Frances McDormand), ky është një film jashtëzakonisht i bërë mirë. Një film që të mbërthen në një dramë të shkruar bukur, të regjisuar bukur e të luajtur bukur. 115 minuta të shpenzuara në mënyrën më të mirë të mundshme.
- “The House That Jack Built”, i Lars Von Trier-it. Von Trier të bën o ta duash o ta urresh, nuk ka rrugë të mesme. Unë e dua. The House That Jack Built, edhe pse thriller me nuanca horrori është një film mjeshtëror. Ndoshta, jo më i miri i Von Trierit (nqs ai do mundet të bëjë ndonjëherë diçka më të mirë se Melancholia apo Antichrist), por, një film që e vlen mundin për ta parë.
- “The Post”, nga Steven Spielberg, shkruar nga Liz Hannah dhe Josh Singer. Edhe pse një “film Holliwood”-i, (megjithë paragjykimet dhe diskriminimin që meriotojnë studiot e mëdha) The Post është një film që ia vlen. Jo thjesht për të parë Tom Hanks e Meryl Streep së bashku, por dhe për të rijetuar një epokë vlerash, ku gazetaria kishte një domethënie dhe të ishe “burrë” nënkuptonte integritetin për t'i thënë jo pushtetit. Në këtë periudhë të errët të njerëzimit, ku dhe një Kryeministër i gjatë i një vendi liliputësh ia lejon vetes të ndjehet car, ky film mund të na frymëzojë.
- “Darkest Hour”, një film nga Joe Wright, me skenar të Anthony McCarten. Ky film ia vlen për t'u parë qoftë dhe për faktin që bashkon në një vend Gary Oldman-in me Çurçillin. Përtej ngjarjes historike, ajo që mund të shijojë më shumë në këtë film është portretizimi i Çurçillit, dhe nuk jam i sigurt që Çurçilli i vërtetë mund të ishte një karakter aq i jashtzakonshëm se Çurçilli i Oldman-it.
- “Dunkirk”, i Christofer Nolan. Një film që vizualisht të lë pa fjalë. Mjeshtëria e regjisorit është në nivel aq të lartë sa ty të duket vetja që je aty, në atë breg të llangosur me naftë të Dunkirk-ut, në pritje të evakuimit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38









