Flash News

KRYESORE

‘Çfarë kërkojnë serbët në Kosovë?’/ Isa Boletini për gazetën jugosllave: Do luftoj deri në frymën e fundit, kështu Ballkani nuk do jetojë në paqe

Aurenc Bebja, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 27 nëntorit 1913, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me deklaratat e Isa Boletinit për gazetën “Narodni List”.

Beograd, 26 nëntor.

Na telegrafojnë nga Shkodra se Isa Boletini, ministri aktual i luftës së qeverisë së Vlorës, gjendet momentalisht në këtë qytet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shefi i famshëm shqiptar ka bërë për korrespodentin e gazetës “Narodni List”, të Fiumes, deklaratat e mëposhtme :

Gjendem i sëmurë në momentin kur kanë më shumë nevojë për ndihmën time; por shpresoj të shërohem sa më shpejt që të kthehem në luftë.

Do të luftoj deri në frymën e fundit dhe derisa të ketë shqiptarë të armatosur, kështu Ballkani nuk do të jetojë në paqe.

E kam thënë këtë gjë në Evropë, e përsëris edhe sot para jush. Madje, ç’kërkojnë serbët në Kosovë !

Gazetat në Beograd, të cilat riprodhojnë këtë deklaratë, pyesin nëse Austria do të gjejë një pretekst tjetër, kur Isa Boletini do të ekzekutojë kërcënimet e tij, për të parandaluar Serbinë që të mbrohet ndaj agresorëve të saj.

https://www.darsiani.com/la-gazette/isa-boletini-korrespondentit-te-gazetes-narodni-list-1913-c-kerkojne-serbet-ne-kosove/?fbclid=IwAR34xFtAawNELteI_1PIes-Duc-h6P6qqfjhFiUe-YOAOBvr25DpHHHYUYw

Të fundit