Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Më i pari është një problem komunikimi publik. Ku duan të arrijnë, dhe si?, pjesëtarët e komunitetit LGBTI me aksionin e tyre të radhës, që i fut ata në shkollat publike të vendit? A e kanë menduar reagimin vijues, apo pikërisht prej reagimit e kanë ndërmarrë këtë aksion? Pra, a ka qenë i qartë qëllimi: lëvizja gay të njihet dhe njëjtësohet me agjenda të tjera të 'ylberit' të të drejtave të njeriut nëpërmjet kundërthënies, debatit dhe përplasjes publike?
A e kanë menduar 'komandantët' apo 'komisarët' e komunitetit gay antropologjinë kulturore dominuese, të shqiptarit në fillim dhe më pas atë universale ku fallikja (mashkullorja) është dominante, por si instrument social dhe kulturor i konstruktuar për 't'u futur' te femërorja dhe, jo te ana e pasme e një fallikeje tjetër?
Dominantja kulturore erotike përfaqësohet, për shembull, nga episode të tilla, universalisht të njohura dhe trashëgimisht të koduara, si për shembull fotoja e Merlin Monrosë me duart te fustani i shkurtër që ia shpupuris era. Në atë përkulje të hirshme, ikona kulturore jo vetëm përfaqëson instinktin e brendshëm të drojës femërore (ma ngriti era fustanin dhe do më shihen të brendshmet), por edhe lakminë e seksit tjetër, instinktin e fallikes për t'u identifikuar me atë drojë pikërisht nëpërmjet 'thirrjes' kontrapedale: duart e çdo mashkulli heteroseksual duan të jenë era; ta bëjnë ata atë zhveshje, për të zbuluar atë mrekulli të imagjinuar që e çon përpara gjininë e tyre, jo vetëm si eros, por si kulturë, gjenetikë dhe prerogativë sociale.
Një tjetër shembull lidhet me 'teatrin' e Luftës së dytë Botërore (në fakt janë disa shembuj të tillë), ku djaloshi që përcillet për luftë nga e dashura, kryen, në stacionin e trenit apo diku tjetër, një ushtrim kulturor ndarjeje dhe njëkohësisht bashkimi. Te buzët që takohen dhe te ai përqafim malli dhe frike bashkë, takohen jo vetëm botët e brendshme të dy personave të gjinisë së kundërt, por edhe vetë kuptimi kulturor sundues i botës sonë që nga Krishti e këtej.
Fotoja e famshme e vajzës këmbëshkëputur nga platforma e stacionit të trenit, ngritur në ajër nga duart e djalit që është zgjatur nga dritarja e vagonit, shkërbejnë në një episod fotografik gjithë atë bashkim të apollonianes (qiellores), që është mashkullorja, dhe ktonikes (tokësores) që është femërorja. Burri e shkëput gruan nga toka për ta çuar drejt idealit të tij që është qielli, në fakt, dhe jo dashuria. Kjo e fundit është diçka tokësore (ktonike, dioniziake) e bërë për gratë që duan të ngulen dhe të ngulmojnë, por aspak për burrat.
Fotografia (çasti i shkrepur me dritë) na jep sërish një tjetër epitomë të dominantes (zotërueses) kulturore që është marrdhënia mashkull-femër. Fotoja e një gruaje të bukur amerikane në një rrugë të Romës, e ndjekur nga vështrimet njëheri komplimentuese, certifikuese dhe epshore të burrave italianë të rreshtuar para një kafeneje në një stil ala romana. Në fjalorin e sotëm të feminizmit akut, gruaja në atë foto është objekt seksual dhe jo subjekt shoqëror, por si gratë ashtu edhe burrat e kulturës universale e pranojnë këtë 'objektifikim' si kod kulturor të përbashkët. Burrat shprehen nëpërmjet tij, ndërsa gratë miklohen.
Ka plot shembuj të tjerë të ngjashëm, që shpjegojnë se sa të vështirë e ka Agjenda (cilado agjendë) përballë Kulturës. Nëse e shohim në këtë prizëm, na lejohet të pozicionohemi më lehtë përballë dy palëve ndërluftuese, që janë komuniteti LGBTI dhe puritanët apo moralistët.
Teprimi i komunitetit gay është moskuptimi i kësaj trajektoreje kulturore sunduese. Ose, të kuptuarit e tij por vendimi për t'i shkuar kundër dhe përplasur me të. Nëse ky është rasti, atëherë ankesa e tyre duhet të bjerë. Përplasjet kulturore nuk kanë asgjë mangut luftës, dhe në luftë nuk mund të qahesh se kundërshtari ka një ushtri më të madhe dhe mjete më të shumta.
Eshtë e vërtetë që gay-t janë palë e margjinalizuar dhe në pakicë, por ajo që kërkojnë, ndërrimi tak-fak i dominantes kulturore është edhe më i vështirë se dita kur një person me prirje homoseksuale ia pranon vetes këtë fakt dhe bën atë që quhet outing. Aktivistët e agjendës gay duhet ta fusin veten në këpucët e shoqërisë: edhe shoqëria duke bërë një sakrificë është duke bërë njëfarë outing-u. Shoqëria në këtë rast sakrifikon kodet e saj kulturore.
Përzgjedhja e shkollave si vende për të vazhduar betejën e njohjes nga komuniteti LGBTI është një tjetër teprim. Familja shqiptare është ende nukli më domethënëns i shoqërisë. Sidomos kur jemi në rastin fëmijë-shkollë, duhet ta njohim shenjtërimin që prindi shqiptar i bën këtij raporti. Një pjesë e madhe e shqiptarëve e shohin progresin e fëmijës të lidhur pazgjidhshëm me shkollimin e mirë. Futja në këtë 'objekt kulti' të një tjetër qëllimi ultra progresist siç është pranimi i personave me prirje seksuale të ndryshme, apo të luhatura, nuk mund të merret si një ekskursion në malin e Tomorrit, ose në një vend tjetër të shenjtë monoteist apo pagan.
'Komandantët' apo 'komisarët' e LGBTI duhet të kishin synuar një gjë tjetër më pak kategorike dhe ndërhyrëse, si për shembull prezantimi në tekstet shkollore i idesë së pranimit 'të tjetrit të ndryshëm', qoftë ai ngjyrë, fe, racë apo orientim seksual, si edhe një agjendë kundër bulizmit të ndërtuar mbi këto 'të ndryshme'. Gjithashtu 'turi prezantues' mund të kishte qenë më pak agresiv, duke ua lënë marketimin e agjendës personave publikë që janë miqësorë me agjendën gay.
Edhe heteroseksualët kanë teprimet e tyre, të përfaqësuara nga qëndrime nganjëherë alogjike e nganjëherë shumë puritane për një botë që zhvendoset, dhe kundër së cilës nuk mund të rezistosh me ide që janë dominante kulturore në Arabinë Saudite, por jo në një vend në prehër të Europës si Shqipëria.
Teprimi i parë dhe më i madh është se 'homot (termi i tyre) po na prishin fëmijët'. Në fakt, ata janë rreziku më i vogël për fëmijët shqiptarë. Ekspansioni i drogërave në shkollat shqiptare është një kërcënim ku e ku më i madh, dhe ky fakt e meriton një zhurmë dhe qëndresë edhe më të madhe se anti-agjenda LGBTI.
Ekspansioni i materiales, ngulitja te fëmijët se suksesi lidhet pazgjidhshmërisht me zotërimin e gjërave të shtrenjta, luksoze dhe vanitoze është një tjetër rrezik. Si nënkategori të kësaj mund të konsiderohet edhe shpengimi i prindërve shqiptarë për 't'i shitur lirë' fëmijët në 'tregun e skllavërimit' që është televizioni. Disa herë në vit sheh fëmijë të shqiptarëve që marrin përsipër role star-ësh në spektaklet televizive, ku zhvishen më shumë se duhet, përçudnohen më shumë se duhet, dhe marrin përsipër interpretimin e alter egove të papërshtatshme për moshën e tyre. Me sa duket, vetëm për të mbushur vakumin e mosarritjeve apo pengjeve të prindërve të vet. Mamatë nëpërmjet vajzave dhe etërit nëpërmjet djemve kërkojnë të kapin një 'ah, sikur!' që u ka ikur në fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre.
Siç ka plot rreziqe të tjera të përditshme, të mbjella në territorin social nga heteroseksualët, që bëjnë një listë për pastrim kimik.
Për ta mbyllur me ata që e filluan këtë debat, komunitetin LGBTI, feja e re e progresivizmit, ku përfshihet edhe agjenda e tyre, nuk mund të implantohet e paketuar brenda një mrekullie që ndodh brenda natës. Shkolla si institucion laik ka shfaqur rezistencë ndaj penetrimit fetar (debati i famshëm i shamive etj.), dhe nuk ka sesi të jetë krahëhapur ndaj një diversioni të dyfishtë, seksual dhe social, si agjenda LGBTI.
Shqipëria është, përfundimisht, një shoqëri me bjerrje shpirtërore që ka ardhur nga institucionet e dobëta të moralit shoqëror si tradita, feja dhe shkolla (universiteti) e vonuar shqipe. Të kërkosh që përsipër shkumës së detit të kësaj mungese të asfaltosh ylberin e trajektores seksuale të pakicës, përkundër konstantes dominante të shumicës, është progresivizëm i pafat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38