Flash News

KRYESORE

Çfarë mishi ka në suflaqe? Studimi në Shqipëri: Mbetje të pazakonta që kasapët i hedhin në plehra

Çfarë mishi ka në suflaqe? Studimi në Shqipëri:

Shumë prej nesh kalon një vakt vetëm me një doner apo një suflaqe në dorë dhe më pas vijon më planifikimin e pjesës tjetër të ditës.

Kjo lloj mënyrë është mjaft e përhapur në Shqipëri, sidomos gjatë viteve të fundit. Por, a e dini se veç produkteve të tjera, çfarë ka brenda në mishin që konsumoni?

Një vëzhgim i AgroËeb.org në tregun e përgatitjes së donerit ka zbuluar se në 15% të rasteve mishi i reklamuar si pule, përmbante edhe mish viçi.

Në raste të tjera, doneri i mishit të viçit përmbante edhe mish derri.

Nga pikëpamja shëndetësore, ajo që duhet të dini është se doneri nuk përgatitet nga copa të mirëfillta mishi pa dhjamë.

Përkundrazi, shumica e donerëve që shihni në treg përgatiten nga mbetjet e mishit të viçit, derrit, pulës siç janë, këmbët, veshët, gjuha, bishti dhe mbetje të tjera të pazakonta që kasapët duhet t’i hedhin në plehra.

Gjatë prodhimit, mishi ose pjesë të tij përpunohen me erëza dhe shtypen duke marrë një formë cilindrike

Gjë që e bën të pamundur përcaktimin e prejardhjes së vërtetë të mishit, ose vërtetësinë e pretendimit të shitësve dhe prodhuesve.

E si të mos mjaftonte kjo, prodhuesit e donerit kanë shumë mangësi në shpjegimin e përbërësve dhe përqindjeve të duhura në produktet që ata shesin.

Të fundit