Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vladimir Gligorov /Novi Magazin
Ndarja e roleve ishte: fuqi e fortë e Amerikës, krahas fuqisë së butë të Bashkimit Europian. Kjo zgjidh krizën në Ballkan. Amerika kishte përgjegjësinë për të paralajmëruar se kur kjo ishte e nevojshme, ndërsa Bashkimi Europian ndërmjetësonte në konfliktet ndërballkanike, madje edhe në mosmarrëveshjet e brendshme, sepse bëhet fjalë për vende që janë në rrugën e antarsimit në Bashkimin Europian.
Tani gjërat kanë ndryshuar.
Para të gjithave, këtu është NATO-ja. Pa marrë parasysh faktin se Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk janë antare të kësaj organizate, NATO-ja është ajo që përgjigjet për sigurinë e këtyre vendeve, sepse një gjë e tillë rrjedh nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe mirëkuptimet e heshtura që i detyrojnë këto dy vende. Kësisoj kjo forcë e madhe është vazhdimisht e pranishme dhe mund të përdoret në raste kërcënimesh të sigurisë në mënyrë direkte ose indirekte.
Gjë që do të thotë se SHBA-të nuk janë të detyruara të angazhohen në mënyrë direkte. Në të vërtetë gjendja duket e qëndrueshme dhe ecuritë eventuale të padëshirueshme nuk duket se janë tejet shqetësuese. Marrim përshembull rastin nëse Republika Srpska vendos të shkëputet, një gjë e tillë do të ishte e parealizueshme. Ndërsa për Serbinë do të ishte shumë e rrezikshme nëse do ta aneksonte sepse një gjë e tillë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit. Shkelja e kësaj marrëveshjeje do t’i kushtonte shtrenjtë Serbisë. Përsëri, nëse Kosova do të bashkohej me Shqipërinë, kjo gjë do të përbwnte një problem jo të vogël për Serbinë dhe do të ndryshonte raportin rajonal të forcave, por gjërat gjithsesi nuk do të dilnin jashtë kontrollit. Natyrisht nëse Serbia do të bashkëpunonte, NATO-ja dhe Amerika do të ishin kundër ndryshimit të rendit aktual të gjërave. Përveç marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës e cila do të shpinte në njohjen reciproke.
Amerika nuk ka ndonjëfarë fuqie të butë në territorin e Ballkanit të përçarë. Pa marrë parasysh faktin se përmirësimi ekonomik, aq shumë i përmendur madje edhe njëfarë rritje e padukshme pas zgjidhjes së konflikteve territoriale dhe kushtetuese, nuk është real të pritet angazhim i ndjeshëm amerikan në formën e investimeve private ose ndihmës shtetërore. Përsëri, kjo është ajo që pritet nga Bashkimi Europian. I cili vërtetë ka një rëndësi të madhe ekonomike për Ballkani në tërësi, por deri tani nuk kishte sukses në shndërrimin e pranisë ekonomike dhe financiare në ndikim politik. Dhe atje ku kjo gjë ndodh, në Maqedoni, gjithsesi nuk është e gatshme të rrisë ndikimin e saj politik.
Pra, çfarë dëshiron dhe çfarë mund të bëjë Amerika? Në Beograd besohet se Amerika mund të detyrojë Kosovën në çfarëdolloj ecurie, vetëm nëse ajo e dëshiron një gjë të tillë. Madje shpesh në të njëjtën mënyrë flitet edhe për ndikimin e Bashkimit Europian dhe të disa vendeve të veçanta të mëdha antare të tij, përshembull të Gjermanisë, por dyshoj se ata mund ta detyrojnë Kosovën për ndonjë gjë çfarëdo. Sepse Kosova jeton kryesisht nga të ardhurat nga emigracioni dhe transferimeve të tjera nga jashtë saj, dhe jo nga mjetet e Bashkimit Europian apo antarëve të tij. Krahas kësaj, nuk është e qartë cili do të ishte saktësisht qëllimi i presionit që mund t’i bëhej Kosovës? Që të hiqen tarifat doganore që ajo i ka vënë Serbisë? Kjo nuk është ndonjëfarë çështje strategjike dhe, nga ana tjetër, nuk e zgjidh konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës.
A mund të bëjë Amerika çfarë dëshiron në Kosovë? Përgjigja është negative, por le ta mendojmë se është pozitive. Sa angazhim do të duhej që qëllimi, cilido qoftë ai, të realizohej? Përsëri, në Beograd mendohet se, mjafton që Amerika të thotë diçka, e në Kosovë kjo realizohet, por kjo me siguri nuk është e saktë. Edhe sikur të jetë, shtrohet pyetja e përgjegjësisë për realizimin e marrëveshjes së supozuar në fjalë. Sa është e gatshme Amerika të angazhohet për një gjë të tillë?
Këtu duhet të kemi parasysh pushtetin amerikan, jo këtë të tanishmin por atë tradicionalin, i cili nuk është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes mes vendeve në grindje me njëri tjetrin, ose për zhvillimin e brendshëm të ndonjë vendi. Dhe, nga ana tjetër, në Kosovë është e pranishme NATO-ja, atje janë të pranishme edhe forcat e OKB-së. Ato do të duhej të realizonin marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës kur të vijë puna deri te ajo, krahas përgjegjësisë përkatëse të Bashkimit Europian, të parat për sigurinë, ndërsa BE-ja për politikën dhe ekonominë.
Por, siç duken gjërat në parim, nuk ka dyshim se administrata e tanishme amerikane të ketë në përgjithësi interes për ta rritur rolin e saj në konfliktin serbo-kosovar. Gjithsesi, jo në mënyrë ambicioze, ashtu sikurse nganjëherë duket se e pret zoti Daçiç. Edhe nëse do të duhej, të themi, ndonjëfarë shkëmbimi territoresh dhe të detyrohen Serbia dhe Kosova në ndonjëfarë marrëveshje, zbatimi do të duhej të kërkonte njëfarë ambicie dhe përkushtueshmërie. Administrata amerikane më parë do të ishte e gatshme që punën t’ia linte në dorë Bashkimit Europian, si në rastin e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa, nga ana tjetër, BE-ja as është e gatshme dhe as i ka mjetet për një gjë të tillë.
Kësisoj nuk duhet të pritet se Amerika do ta shtrijë fuqinë e saj të fortë që të bënte të mundur ndonjëfarë marrëveshje serbo-shqiptare. Nganjëherë thuhet se Presidenti amerikan Tramp do të jetë i gatshëm për një gjë të tillë në mënyrë qëtë sigurojë rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm. Por në këtë rast nuk mbahet parasysh se në zgjedhjet amerikane nuk fitohet apo humbet për temat e politikës së jashtme (madje as në ato të tregtisë së jashtme megjithëse janë shumë të rëndësishme), përveç rasteve, kuptohet, kur kemi të bëjmë me ndonjëfarë konflikti ushtarak. Dhe marrëveshja serbo-shqiptare gjithsesi nuk do të ndikonte në ecurinë e zgjedhjeve amerikane.
Kësisoj nuk duhet pritur shumë nga Amerika. Ajo mund të jetojë edhe me gjendjen aktuale në Ballkan.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38