Flash News

KRYESORE

Çfarë na thonë të huajt për ekonominë dhe çfarë Rama. FMN dhe raporti i fundit, i SHPJEGUAR

Çfarë na thonë të huajt për ekonominë dhe

Flir Mosho, ekspert ekonomie

Dje mbylli vizitën në Shqipëri misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar që na tregoi, me shumë profesionalizëm dhe elegancë, se në ç’gjendje janë në të vërtetë financat dhe gjendja ekonomike e vendit. Në thelb raporti i FMN-së identifikon këto probleme:

  • Ngadalësimi i rritjes ekonomike të vendit me 3.5% për 2019, (thënë ndryshe, 25% rënie

vetëm brenda muajit të katërt të vitit, shumë larg nga parashikimet e bëra për 2019-ën);

  • Rritje të deficitit fiskal (në 2.5% të PBB-së);
  • Dështimi total i politikës fiskale, që ka prodhuar zvogëlimin e bazës tatimore, dhe trajtim preferencial për disa sektorë, përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin;
  • Risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet;
  • Gjendja e përkeqësuar e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të akumuluara nga qeveria;
  • Borxhin tepër të lartë, 69.9% e PBB-së, duke përfshirë detyrimet e prapambetura;
  • Ekspozimi i lartë dhe një risk i lartë fiskal që lidhet me rritje në detyrimeve të kushtëzuara që ka ndërmarrë qeveria në lidhje me partneritetet publike-private (PPP).

Ndërkohë që FMN rekomandon se rritja e të ardhurave fiskale është jetike në një vend si Shqipëria, që ka shumë nevojë për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor, menaxhimi i financave publike dhe performanca fiskale është në momentin e saj më të vështirë. Vetëm gjatë tre mujorit të parë të 2019-s rezulton se administratat përgjegjëse për të ardhurat kanë krijuar një defiçit prej më tepër se 2.4 miliard lekë (20 Milion euro) në buxhetin e shtetit, ku taksa me performancën më të dobët ka qënë TVSH (-2.1 miliard lekë).

Fakt Plan Fakt Diferenca Diferenca
Emertimi 2018 2019 2019 Fakt 2019

Plan 2019

% kundrejt

Plan 2019

Fakt 2019

Fakt 2018

% kundrejt

Fakt 2018

Të ardhura tatimore 98,456 102,744 101,552 -1,192 -1.2% 3,096 3.1%
Nga Tatimet dhe Doganat 72,220 75,236 72,773 -2,464 -3.3% 553 0.8%
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 33,614 34,510 32,380 -2,130 -6.2% -1,234 -3.7%

Tashmë, nga vetë raportimet e qeverisë, duket se performanca fiskale e ka humbur ritmin, nga ku duket qartë që realizimi faktik i 2019-s, është pothuajse i barabartë me atë të 2018-ës (72,7mld leke – 72,2 mld lekë).

Të njëjtat raportime të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë tregojnë se përqindja e rritjes së të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat, respektivisht për vitet 2016 – 2019, janë në rënie progresive dhe nuk reflektojnë aspak 'sukseset' e qeverisë.

3M- 2016 3M-2017 3M-2018 3M-2019
Përqindja e rritjes së të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat në raport me një vit më parë. 17.9% 5.2% 3.2% 0.8%

Në mungesë totale të transparencës, me arrogancë dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj biznesit, administrata tatimore vazhdon akumulimin e detyrimeve ndaj biznesit, teksa performanca e saj është shumë larg pritshmërive të ‘udhëheqësit suprem’. Stoku i detyrimeve të prapambetura ka shkuar në rreth 30 miliardë lekë (rreth 300 milionë dollarë), ku rreth 250 milionë i takojnë qeverisë qëndrore dhe 50 milionë i takojnë qeverisë lokale. Mosrealizimi i planit të rimbursimeve vetëm sa ka përkeqësuar gjendjen në këtë drejtim.

Në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave, ‘lideri suprem’ Edi Rama do ta kuptojë shumë shpejt, se premtimet për rritjen e pagave, pensioneve dhe investimeve nuk janë gjë tjetër vetëm se utopi, dhe akoma më e rëndë do të jetë kur të materializohet kriza energjetike dhe do të duhet të paguajë detyrimet e borxheve që ka marrë dhe, PPP-të me mbështetje buxhetore që ka firmosur këto 5 vite në pushtet.

Për transparencë, duhet të kemi parasysh se për vitin 2019 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen për kontratat koncesionare apo PPP janë 12.7 miliardë lekë (mbi 100 milion euro), shifër kjo që parashikohet të shkojë në 15 miliardë lekë (120 milionë euro) në 2020 dhe 16 miliardë lekë (130 milionë euro) në 2021.

Prej kohësh po ndjek me vëmendje zhvillimet ekonomike në vend dhe duket qartë se qeveria “e re”, që prodhoi shuplaka e studentëve, nuk ka asnjë lidhje me mbarëvajtjen e punëve dhe aq më pak me eficensën menaxhimit të ekonomisë së vendit. Kur të gjitha burimet qeveritare të informacionit (INSTAT, Ministria e Financës dhe Ekonomisë) tregojnë:

 

  1. Rënie të eksporteve, prej 3% në periudhën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018. Eksportet kanë një rol kyç dhe ndikojnë direkt në rritjen ekonomike, punësim, bilancin e pagesave dhe rritjen e konkurueshmërisë së vendit në arenën ndërkombëtare;
  2. Përkeqësimin e deficitit tregtar me 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018;
  3. Rënie të treguesit të ndjesisë ekonomike me 5.6 pikë në krahasim me periudhën e parë të 2018;
  4. Rënie të kredisë për ekonomine, me bazë krahsimore mujore (mars 2019/mars 2018);
  5. Rënie të totalit të kredisë me bazë krahasimore 3 mujore (3M_2019/3M_2018) me 1.44%, madje edhe e krahasuar me 3 mujorin e parë të 2017 me 2017, që reflekton pasigurinë dhe besimin e humbur të biznesve në situatën ekonomike të vendit;
  6. Inflacioni 1.1%, një indikator shumë i rëndësishëm që tregon së shqiptarët kanë humbur besimin dhe nuk shpenzojnë më;
  7. Rritje te kriminalitetit në vend në 2018 me 0.4% më shumë vepra kriminale në krahasim me 2017.

 

Që gjërat shkojnë si mos më keq në këtë vend, këtë vetëm Rama nuk ka sy ta shikojë dhe veshë të dëgjojë.

 

Tashmë që mori edhe lajmin e dështimit të radhës, që negociatat me BE-në nuk do të hapen, edhe për kushedi sa kohë, do të ishtë në nderin e tij të bënte aktin sublim të dorëheqjes për t’i dhënë zgjidhje krizës totale që ka përfshirë vendin.

 

Të fundit