Flash News

KRYESORE

Çfarë ndikoi te KPK? Procesi i vetting-ut për Besnik Imerajn u ndërpre pas dorëheqjes, sot kallëzohet në Prokurori

Çfarë ndikoi te KPK? Procesi i vetting-ut për Besnik Imerajn u

Më 16 shkurt të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit krijoi shumë debate me vendimin që mori për të ndërprerë procesin e vetting-ut (rivlerësimit) për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj, dhe për ish-Prokurorinë e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Shkak për ndërprerjen e vetting-ut ishte dorëheqja dhe vendimi i tyre për të mos u rikthyer në institucionet e drejtësisë shqiptare.

KPK më 16 shkurt për Besnik Imerajn: “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj.”

Por pak më shumë se një muaj më vonë, KPK njofton se ka kallëzuar në Prokurori ish-gjykatësin. Në vendimin e publikuar sot thuhet: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj.”

Siç kuptohet nga deklaratat zyrtare, KPK ka rinisur procesin e vetting-ut ndaj Imerajt, të cilin e kishte konsideruar më parë të mbyllur “në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”.

“CV”-ja profesionale e Besnik Imerajt, ish-Gjykatësi i Kushtetueses i kallëzuar në Prokurori që ka patur në dorë dosje të bujshme

Të fundit