Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodh më 2 mars?/ Presidenca njofton zyrtarisht Policinë: Nuk jeni të ftuar, merrni masa

Çfarë ndodh më 2 mars?/ Presidenca njofton zyrtarisht

Presidenca ka bërë para pak minutash publike letrën dërguar policisë shqiptare, ku e njofton në lidhje me detajet e manifestimit të datës 2 mars.

Ajo që vihet re në këtë njoftim është se Presidenca e vë theksin tek faktit që efektivët e policisë nuk janë të ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim, por të marrin masa për mbarëvajtjen, sipas orarit të njoftuar.

Presidenti shkruan në letër së qëllimi i këtij manifestimi paqësor është ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës, të drejta këto, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe parimeve themelore të njohura prej saj.

Një prej qëllimeve të këtij manifestimi është nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit që kërkon të realizojë Kuvendi njëpartiak në dhunim të Kushtetutës me qëllim kapjen në mënyrë antikushtetuese të institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Gjykatës Kushtetuese.

“I gjithë ky ndërgjegjësim do të realizohet përmes mesazheve paqësore publike që Presidenti i Republikës do të japë në këtë manifestim.   Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”, shkruhet në letrën informuese, teksa njoftohen edhe detajet organizative të tubimit më 2 mars.

Të fundit