Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodh me të huajt që humbin jetën nga Covid-19 në Itali? Flet ministrja e vendit fqinj

Çfarë ndodh me të huajt që humbin jetën nga Covid-19

Ministrja e Brendshme e Italisë, deklaroi se trupat e viktimave nga vende të huaja që ndodhen aktualisht në Itali, do të qëndrojnë edhe për disa kohë aty. Në një intervistë për “Ora News”, ministrja italiane ka dhënë sqarime rreth kërkesave të familjeve, përfshirë dhe shuëm shqiptare, që kërkojnë trupat e të afërmve të tyre.

"Por për viktimat Covid 19 me origjinë të huaj kemi punuar shumë dhe me komunitetet e tyre në territor për t'i dhënë një varrim të denjë të përkohshëm. Pasi të kaloj ky moment i vështirë është e logjikshme të pranohen dëshirat e kërkesat e familjarëve të tyre për tranferimin  trupave në vendet ku do dëshirojnë t'i varrosin."

Pak ditë më parë, në Shqipëri u publikuan foto që tregonin makina funerale në portin e Durrësit, që transportonin arkmorte. Po sipas të njëjtit lajm referuar, deklarohet se arkmortet kanë qenë të personave që kanë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale dhe aksidentale dhe jo nga koronavirusi.

Të fundit