Flash News

NDËRKOMBËTARE

Çfarë ndodhi kur hoqa dorë nga gluteni, sheqeri, qumështi dhe kafeja?

Çfarë ndodhi kur hoqa dorë nga gluteni, sheqeri, qumështi

Nga Stephanie Vozza

Kalova në një detoks të plotë për një muaj, dhe kjo e ndryshoi aq shumë jetën time sa vëndosa të ndjek këtë rutinë.

Ashtu si shumë njerëz , kur filloi viti i ri, u ndjeva se ky është moment i duhur për të kthyer një faqe të re dhe për të rregulluar gjithë dëmin e sezonit të festave. Ndihesha e ngathët dhe e lodhur dhe gjërat që zakonisht i bëja për një ose dy orë, tani nuk i mbaroja dot as gjatë gjithë ditës.  Kur mora një e-mail në Janar nga palestra ime që më ofronte një program dy javor detoks, pranova me gjysmë zemre. Ndoshta trupi im kishte nevojë të “rigjenerohej”.

Jashtë listes ishin,qumështi, vezët, kikirikët, mishi në drekë, vajra bimore , sojë, kafe, çaj i zi, sodë, alkool, sheqer, gluten, ëmbëlsira artificiale dhe lëng frutash. Këto produkte kanë shpesh një varësi të dëmshme që shkaktojnë ndjeshmëri ndaj ushqimit dhe ndikojnë në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.  Në menu ishin ushqime vegjetariane, fruta, mish pule organik, gjeldeti, dhe derri, viç i ushqyer me bar, ushime deti të egra, vaj ulliri, arra, bishtajore, oriz, patate, miell tërshëre, çaji jeshil, erëza dhe disa të tjera.  Këto ushqime janë të njohura për të ndihmuar kujtesën dhe për të përforcuar fokusin.

Bashkëshorti im ra dakort që ta bënte këtë me mua, dhe dita e parë ishte e lehtë.  Në mëngjes bëra vezë të skuqura, një kafe dhe çaj jeshil. Në drekë një sallatë dhe në darkë salmon të pjekur asparagus dhe oriz.  Dita e dytë ishte pak a shumë e njejtë, zgjedhja e ushqimit ishte e lehtë por ndihesha e lodhur. Ditën e tretë, të katërten dhe të pestën fillova të vë në pikëpyetje vendimin tim.   Isha e rraskapitur, flija që në orën 20:30 dhe në 02:00 të mëngjesit kisha dëshirë për ëmbëlsira.

Por ditën e gjashtë, mjergulla filloi të largohet, ashtu dhe disponimi im. Po ndihesha më me energji se më parë. Mendërisht, nuk isha e ngarkuar dhe ndihesha më e realizuar se një ditë më parë.

Kjo është normale, thotë Megan Gilmore, autore e “No Excuses Detox: 100 Recipes to Help You Eat Healthy Every Day.”  (Detoksi nuk ka justifikim: 100 Receta që ju ndihmojnë të hani shëndetshëm çdo ditë).  “ Serotini, neurotransmetuesi që ndihmon në rregullimin e humorit, oreksin dhe gjumin, është i prodhuar kryesisht në zorrë, kështu që ushqimi që vëndosni në trupin tuaj, jo vetëm që ndikon në nivelin tuaj të energjisë, por gjithashtu mund të ndikoje edhe në emocionet tuaja,” thotë ajo.

Pse detoks?

Kjo është dieta ime e pare detoks, dhe Gilmore thotë se duke marrë një pushim nga disa ushqime të caktuara është një gjë që të gjithë duhet ta bëjmë në mënyrë të rregullt. “Trupat tanë ndeshen me toksina mjedisore çdo ditë, duke përfshirë ndotjen, mykun, metale të rënda e shumë gjëra të tjera,” thotë ajo. Dhe gjithashtu sugjeron se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me atë që konsumojmë duke qenë se faktorët mjedisor nuk varen nga ne, të paktën duhet të zgjedhim çfarë hamë.

Gjithashtu dieta detoks ndihmon edhe në reduktimin e kileve të tepërta.  Për rezultate që zgjasin dhe të qëndrueshme duhet të krijoni një ndryshim jetese. “Filloni duke bërë ndryshime të vogla, të tilla sit ë pish një smoothie jeshil në mëngjes,. Gjeni një rutinë të shëndetshme që funksionon për ju dhe qëndrojini asaj rutine,” sugjeron Gilmore.

Është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime të papërpunuara sepse kanë rezultate të mahnitshme në qëndrueshmërinë e organizmit tuaj.

Rreth autores:

Stephanie Vozza shkruan në lidhje me biznesin, produktivitetin dhe për njerëzit e revistave , të web-sajteve dhe kompanive. Stephanie jeton në Michigan së bashku me familjen e saj.

Burimi: Fast Company

Të fundit