Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias? Mediat greke: Fjalimi që do të mbajë në Kretë, mund të shkaktojë ‘tërmet politik’
"Me dhimbje në zemër" - kështu e ka pranuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. Tsipras e falënderoi ish-ministrin e tij. Rrallë tingëllon reagimi pas dorëheqjes së një ministri kaq emocional. Gazeta me orientim të majtë, "Gazeta e Redaktorëve" shkruan, se "ministri i gabuar duhej të paguante faturën." Ndërsa gazeta konservatore, "Eleftheros Typos" shkruan me tone kritike për Tsipras, se "ai po sakrifikon Kotziasin për të qëndruar edhe më shumë në pushtet."
Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?
Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza - dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.
Kotzias nuk u ndje i mbështetur nga kryeministri i tij, mendon Konstantions Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë. "Përfytyrojeni këtë njëherë -Kotzias e mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit në kurriz të vet dhe duhet të shohë me sytë e tij, se si Kamenos avancon në ministrin e jashtëm anësor, dhe Tsipras nuk i tregon vendin." Edhe analisti politik konservator, Aris Portosalte është i sigurtë "Ka pasur një grindje mes Kotzias dhe Kamenos, dhe Tsipras vendosi qartësisht për Kamenosin."
Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?
Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për "marrëveshjen historike", tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit. Sipas tij Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut dhe do ta ndryshojë kushtetutën në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje.
Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos është kundër këtij kompromisi dhe kishte njoftuar votën kundër në parlament. Tek Tsipras që në këtë moment duhet të kishin rënë zilet e alarmit. Kamenos është kreu i partisë populiste të djathtë, ANEL, dhe partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Nëse parlamenti në Shkup e miraton ndryshimin e emrit, (gjë që nuk është e sigurtë), atëherë marrëveshja duhet të futet për votim edhe në parlamentin grek, më së voni në Mars 2019.
Tani Aleksis Tsipras ndodhet para një situate paradoksale: Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por lejon largimin e Kotzias, mbështetësit më të madh të kësaj marrëveshjeje. Kamenos, nxitësi kundër saj qëndron ende ulur në tryezën e kabinetit qeverisës. Politologu Filis e kupton këtë qëndrim si një cinizëm të hapur politik. "Çfarëdo që të ndodhë në Mars, kryeministri me sa duket ka bërë llogari, që më mirë të qeveris me Kamenos deri në atë kohë, se sa ta largojë dhe të rrezikojë me këtë zgjedhje të reja."
Po Kotzias vetë, çfarë thotë ai lidhur me zhvillimet e fundit? "Kryeministri dhe një sërë ministrash e bënë zgjedhjen e tyre, prandaj edhe unë bëra zgjedhjen time." shkroi Kotzias në twitter të mërkurën në mbrëmje. Me interes pritet në Greqi e hëna. Se për këtë ditë ministri i dorëhequr kishte planifikuar një fjalim në Kretë, që do të mbahet sipas gjasave. Mediat greke kanë mësuar se Kotzias kërkon "të shkaktojë një tërmet politik" me deklaratat e tij. Kjo nuk konfirmohet, por mund të kujtohet një deklaratë e dikurshme e ish-ministrit. "Një ministër i Jashtëm nuk duhet të flasë shumë, me qëllim që, kur të flasë ta dëgjojnë."
Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?
Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: "I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese."
Sipas mediave greke, arsyeja e dëbimit të diplomatëve ishte përpjekja e Rusisë "për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Greqisë" dhe veçanërisht minimi i përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit për emrin. Sipas televizionit Skai, tensionet me Moskën që atëherë shkaktuan ftohjen mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias. Tani Tsipras do të guxojë për një fillim të ri. Në fillim të dhjetorit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipas pritet për një vizitë në Moskë. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38