Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Politik?/ Hajdari zbulon qëndrimin e PS, PD dhe LSI për ndryshimin i sistemit zgjedhor

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Këshillit Politik?/ Hajdari

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, ka hedhur dritë në diskutimet e kryera gjatë ditës së sotme në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ndërsa ka një dakordësi për identifikimin biometrik dhe opozita ka hequr dorë nga propozimi i saj për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve, Hajdari- po ashtu- zbulon se çfarë po ndodh me propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Deputetja demokrate ka bërë me dije se 3 partitë kryesore në vend mundohen të shmangin diskutimet mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor, çështje kjo e cila sipas saj më e rëndësishmja.

Sa i përket qëndrimit të partive të tjera, Hajdari tha se PS kërkon që çështja e sistemit të diskutohet në një fazë tjetër, Partia Demokratike eviton diskutimin ndërsa LSI nuk është shprehur fare.

“PS thotë ndoshta e diskutojmë në një fazë të dytë, PD nuk do ti bashkëngjitet këtij qëndrimi dhe e eviton si çështje kurse LSI nuk shprehet fare për këtë çështje. Unë kam dashur që nga ajo tryezë të dal me diçka dhe prandaj jam munduar ti bind me argumente dhe të çedoj në propozimin fillestar me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pastaj thashë hajde shikojmë listat e hapura pastaj hajde shikojmë sistemin danez që është mbështetur nga ambasada amerikane” – deklaroi Hajdari.

Kujtojmë se, pas takimit të sotëm prej 9 orësh të Këshillit Politik palët nuk arritën dot në një marrëveshje megjithëse ambasadorja amerikane deklaroi se ishte bërë progres. Çështja e sistemit zgjedhor nuk është pjesë e listës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por i është lënë palëve në dorë për të diskutuar një ndryshim të mundshëm. Nëse ato nuk bien dakord gjasat janë që të hiqet dorë edhe nga kjo kërkesë ashtu sikurse kërkuan sot ndërkombëtarët.

Të fundit