Flash News

KRYESORE

Çfarë ndodhi te Krimet e Rënda, Tahiri: Shkoj në burg, por nuk largohem nga Shqipëria!

Çfarë ndodhi te Krimet e Rënda, Tahiri: Shkoj në burg, por

Ditën e sotme ish-ministri Saimir Tahiri u paraqit te Krimet e Rënda  i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, pasi u thirr nga gjyqtarja Liljana Baku . Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të Brendshëm brenda 5-ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës.

Gazetarja e News 24 shprehet se Saimir Tahiri ka qenë shumë i qetë gjatë seancës. Lala shprehet se avokati Haxhiaj ka këmbëngulur se “nuk ka asnjë kusht që ndajTahirit të vendosen masa shtrënguese”.

Ndërsa Tahiri është shprehur se ai më shumë se çdokush tjetër kërkon që të dalë në dritë e vërteta. Tahiri ka pranuar të ketë dalë shpeshherë jashtë shtetit por kjo s’bën shkak që ndaj tij të ngrihen akuza.

Ish ministri ka folur për udhëtimin drejt Gjermanisë duke thënë se nuk ka asnjë rrezik dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, nuk e ka ndërmend të largohet jashtë vendit. Çdo udhëtim imi është me përgjegjësi të plotë”, mësohet të ketë thënë Tahiri.

Megjithatë gjyqtarja  Liljana Baku ka vendosur që masa shtrënguese ndaj Tahirit të vazhdojë të ekzekutohet, që do të thotë se Tahiri s’do të mund të udhëtojë jashtë vendit.

Mbetet në fuqi vendimi për bllokimin e pasaportës, Tahiri dhe avokati dalin të nervozuar nga gjykata: A ishit të gjithë aty? E patë çfarë procesi ishte?

Të fundit