Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Në rastin e ambasadorëve amerikanë, publiku dhe populli (ka një dallim mes tyre), ashtu dhe opinion-bërësit kanë më shumë iluzione se sa realizëm. Ardhja e një Amabasadori amerikan, për shembull, shoqërohet me të njëjtën suspansë dhe pritshmëri, në mos edhe më shumë, se sa beteja dhe rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të radhës, të cilat, logjikisht, duhej të vendosnin për përfaqësimin, udhëheqjen dhe politikëbërjen për katër vitet vijuese.
Arsyeja se pse ky filo-amerikanizëm i lartë përton të shkojë në varreza në këtë cep të fundit të Europës, ka të bëjë me besimin e paktë që gëzojnë elitat vendase, sidomos politiket. I përket kufijve të fantastikes të vëresh, sot pas 30 vitesh, se si amerikanizmi në Shqipëri mbetet ende pothuajse a way of living (mënyrë jetese). Ky është një fakt i trishtë dhe, më shumë se dashurinë për Amerikën dëshmon foshnjërinë procesuale të demokracisë në Shqipëri.
Besimi te ambasadorët amerikanë do të thotë mungesë besimi te institucionet dhe kodet tona shoqërore. Zmadhimi i bebëzave të shpresës për mbërritjen e Ambasadorit të ri, siç ndodhi në rastin e Yuri Kim, dëshmon se ne, më shumë se zgjidhjeve të vullnetit personal dhe kolektiv të brendshëm u besojmë zgjidhjeve deus ex machina (Zoti si makinë apo zgjidhjeve nga lart).
Thënë gjithë këtë, roli amerikan në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqipfolëse është absoult, i duhur, i mirëpritur dhe vendimtar për stabilitetin dhe njëkohësisht zhvendosjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe në botë.
Po sikur kolonat mbështetëse amerikane të shoqëroheshin me themelet të brendshme institucionale dhe shoqërore, si do të ishte Shqipëria dhe shqiptarët? Sigurisht, kjo është një pyetje që i tejkalon kapacitetet e 40 rreshtave të një editoriali të Politiko, megjithatë kureshtja e saj duhet të futet në disa koka.
Në këtë rrafsh duhet thënë se kjo është gjëja e parë që ne nuk duhet të presim nga Yuri Kim. Nuk mund të rrimë gojëhapur në pritje të një shndërrimi shoqëror i cili nuk vjen kurrë nga jashtë, edhe pse mund të ndikohet prej atje. Ambasadorët e huaj, as ata amerikanë, nuk mund të na rikodojnë, të na mësojnë ta duam vendin tonë si amerikanët të vetin, të punojmë më shumë dhe të llomotisim më pak; të mos vëmë një bast aq të lartë te pasurimi i shpejtë; të ndërtojmë modelet e duhura shoqërore dhe ta kemi drojën e Zotit në zemër (se, edhe nëse nuk ekziston frikën le t'ia kemi).
Ata nuk mund t'u mësojnë politikanëve dhe administratave tona se shtëpia jote nuk bën të vidhet.
Në rrafsh politik zonja Kim nuk mund të jetë më shumë se një gardiane e status quo-së. Kjo nuk do të thotë mbështetje e palës që ka pushtetin, por ruajtje e atyre linjave që u kanë mëshuar amerikanët edhe para ardhjes së përfaqësueses së tyre të jashtëzakonshme dhe fuqiplotë. Eksperimentet jashtë institucioneve nuk janë një gjë amerikane, ato mund të ekzistojnë (edhe në malet e shtetit të Montana-s ka paraushtarakë), por jashtë dhe kundër sistemit.
Status quo-ja shqiptare është e pathyeshme, edhe pse amerikanët e zonja Kim mund të kenë vetëbesim te e kundërta. Klasa politike e këtushme, rrallë a kurrë bëhet bashkë për standarde demokratike dhe perëndimore, por kur vjen puna për paktet dhe kulisat që i mbajnë 'ndërkombëtarët e bezdisshëm' jashtë kontrollit e gjenë gjuhën.
Një personazh i njohur në Tiranë e përshkruan kështu atë që po ndodh në Shqipëri së fundmi me Reformën në drejtësi: krerët politikë në Shqipëri janë kaq shumë bashkë (edhe pse bëjnë sikur copëtohen mes veti) saqë, jo vetëm po rregullojnë 'letrat' e veta që të mos i kapë Reforma, por po lirojnë edhe banditët e tyre nga burgu.
Tridhjetë vjet pasi pritëm James Baker-in, mes një entuziazmi dhe fryme të pashoqe, shqiptarët kanë mbetur me pritshmërinë e veshur me dëshpërim, pa shpresë tashmë, të ambasadorëve amerikanë, kurse elitat politike i shohin ata vetëm si aksesorët mbajtës të një sistemi që përfundimisht u përket.
Komunistët mund të kenë rënë në Shqipëri dhe liria mund ta ketë bërë një pjesë të punës (freedom works-cit. James Baker), por anti-amerikanizmi është gjë e thellë. Yuri Kim vjen në një vend me elita gjithnjë e më të bezdisura nga amerikanizmi i publikut dhe i Pax Americana-s botërore, ku e pret një popull që e valëvit amerikanizmin si shenjë të dëshpërimit dhe shpresë njëherësh.
As këtë gjë Ambasadorja amerikane nuk mund ta ndryshojë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38