Flash News

KRYESORE

Çfarë nuk shkoi sot me veshjen e grave deputete në parlament

Si çdo të enjte parlamenti mblidhet për të diskutuar zhvillimet e aktualitetit politik në Shqipëri.  Sot ishte një ditë e mbushur me zhvillime dhe sërish në parlament ishte vetëm mazhoranca.

Megjithëse politikanët tentojnë të  zhvendosin vëmendjen nga veshja e tyre në mënyrë që të japin përshtypjen sikur nuk janë më shumë të interesuar në këtë aspekt, e enjtja është dhe një ‘paradë’ në oborrin e parlamentit.

Një grua që vishet bukur është ajo që di të fshehë defektet e saj, por sot shumë prej tyre kishin nxjerr në pah ato pasi deputetet shqiptare e kishin “tepruar” me veshjen.  Fotoreporterja e Politiko.al, Jona Kazani, sjell paradën e grave deputete në oborrin e parlamentit.

Deputetja Reme Lala kishte zgjedhur një ‘jumpsuit’  shumë të bukur, të kombinuar me këpucët e zeza që i jepnin akoma më shumë elegancë. Por krahët e fryrë dhe rripi në bel e bëjnë veshjen të duket më shumë për një pije në darkë sesa për në parlament.

Të vishesh me të ngushta duhet të marrësh parasysh se dalin në pah defektet dhe deputetet Elona Gjebrea, Evis Kushi  dhe Almira Xhembulla , sot kishin bërë zgjedhjen e gabuar.

 

Të fundit