Flash News

KRYESORE

Çfarë parashikon strategjia e Macron për Ballkanin; Franca zgjedh sërish Serbinë

Çfarë parashikon strategjia e Macron për Ballkanin; Franca

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi në samitin e Berlinit, në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, se vendi i tij do angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor.

Me këtë rast, Ambasada e Francës në Shkup ka zbardhur “strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor”. Aty janë shpalosur të gjitha çështjet me interes për Parsin dhe synimet që kërkon të arrijë në bashkëpunim me shtetet ballkanike.

E njohur si aleate tradicionale e serbëve në Ballkan, edhe kjo strategji e Macron vendos në qendër të saj pikërisht Serbinë.

Me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve politike, presidenti Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd, në muajin korrik. Ndërkohë, po këtë vit, në Tiranë dhe Prishtinë do të mbërrijë për vizitë zyrtare Jean-Yves Le Drian, ministër i Jashtëm i Francës.

Kujtojmë se asnjë president francez nuk e ka vizituar Republikën e Shqipërisë, një rast i rrallë në Evropë.

Nuk është vetëm niveli i përfaqësimit në vizitat zyrtare që tregon për diferencimin e qartë që Parisi i bën marrëdhënieve me Beogradin dhe Tiranën, por edhe bashkëpunimi dhe marrëveshjet konkrete.

“Një marrëveshje ndërqeveritare me Serbinë u nënshkrua më 25 shkurt. Pesë marrëveshje të tjera janë të negocim e sipër”, thuhet në këtë dokument.

Strategjia e Macron parashikon edhe përpjekjet për zhvillimi ekonomik dhe social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet ndërhyrjes të Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD). Fillimisht do të jenë 100 deri në 150 milionë euro që do vihen në dispozicion nga AFD për projektet në rajon.

Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor synon gjithashtu të mbështesë dhe të plotësojë veprimin e Bashkimit Evropian për të përkrahur afrimin e rajonit drejt Evropës.

Të fundit