Flash News

KRYESORE

Çfarë plani po përgatit Partia Demokratike? Shtohen deklaratat paralajmëruese kundër Edi Ramës

Çfarë plani po përgatit Partia Demokratike? Shtohen deklaratat

Partia Demokratike është fokusuar kryesisht në opozitën ndaj qeverisë vetëm brenda sallës së Kuvendit. Daljet publike të kryetarit Lulzim Basha janë të rralla, ashtu si edhe deklaratat nga selia blu nuk kanë atë intensitet që kishin katër vite më parë, kur PD doli në opozitë pas tetë vitesh në pushtet.

Kjo situatë tregon për një plan që po përgatitet nga demokratët ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Të ndihmuar edhe nga deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan, Donald Lu, zyrtarët e PD-së kanë nisur të zbulojnë detaje nga ky plan.

Deputeti Flamur Noka tha dje në emisionin ‘Studio e Hapur’, përballë socialistit Ulsi Manja, se opozita e PD-së mund të përfundojë këtë vit, pasi vitin e ardhshëm qeveria e Ramës do të rrëzohet nëpërmjet protestave.

Pas kësaj deklarate të ish-ministrit të Brendshëm, gazeta e PD-së, ‘Rilindja Demokratike’ është hapur sot me një paralajmërim për largimin e kryeministrit Rama brenda një agjende katër mujore, që sipas saj, është përgatitur nga amerikanët.

Afati i deklaruar dje nga Noka përkon me atë për të cilin flet sot ‘RD’, çka tregon se në zyrat e PD-së po përgatitet një plan opozitar, i fokusuar jo më vetëm në sallën e Kuvendit, por edhe jashtë saj.

“SHBA i ka vendosur afat Edi Ramës, 4 muaj kohë për të asgjësuar 20 familjet ose të largohet”

Të fundit