Flash News

KRYESORE

Çfarë po hamë? Bleu fruta e perime te 'Pazari i Ri', qytetari alarmohet pasi testoi nivelin e hormoneve

Siguria ushqimore është kthyer tashmë prej kohësh në një fenomen shqetësues.

Ndonëse Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ‘qetëson’ shpesh konsumatorët se produktet e tregut janë të sigurta, në fakt realiteti rezulton ndryshe.

Një qytetar nga Tirana ka treguar i alarmuar nivelin e nitratit që gjendet te frutat e perimet, të cilat ai i kishte blerë te Pazari i Ri, një nga tregjet më të frekuentuara në kryeqytet.

Përmes fotove, qytetari ka treguar se si është niveli i nitratit te produkte të tilla si pjepri, patatja, patëllxhani, banania etj.

Studimet kanë treguar se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve të kultivuara me nitrat me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene.

Shihni më poshtë fotot dhe nivelin e ‘frikshëm’ të këtij produkti artificial dhe raporti i normës që duhet të kenë për të qenë brenda standardeve.

Të fundit