Flash News

KRYESORE

Çfarë po hamë? Bllokohen në Durrës 27 ton mish nga Brazili, rezultoi me salmonelë

Çfarë po hamë? Bllokohen në Durrës 27 ton mish nga

Bllokohet në Durrës një kontejner me mish që vinte nga Brazili, pasi pas analizimit të produktit rezultoi të ishte me salmonelë.

AKU sqaron se e gjithë sasia e mishit është kthyer në vendin e origjinës.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.

Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një kontejner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.

Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish”, sqaron AKU.

Të fundit