Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh me Angelina Jolie dhe Brad Pitt? Çifti i famshëm i Hollivud ndal procedurat e divorcit

Çfarë po ndodh me Angelina Jolie dhe Brad Pitt? Çifti i

Bllokimi i procedurave të divorcit nga çifti i famshëm i Hollivud, Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka nxitur spekulimet në mediat rozë për një ribashkim të mundshëm.

Burime të revistës ‘Us Weekly’ janë shprehur se dy aktorët e famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i kanë ndalur proçedurat e divorcit. 

"Divorci është ndalur. Në muajt e fundit ata nuk kanë bërë asgjë për të vazhduar përpara dhe nuk mendoj se do të vazhdojnë këto procedura”, ka thënë një burim për çiftin që u nda në muajin shtator të vitit 2016.

Flitet se Brad i ka lënë pas problemet që kishte dhe se Angelina është shprehur që mund t’ja japë dhe një mundësi nëse tregon se është i gatshëm të rrisë fëmijët. “Të gjithë mendojnë se ata do të bashkohen”, ka thënë një tjetër burim.

Të fundit