Flash News

KRYESORE

Çfarë po ndodh brenda Kuvendit? Ruçi urdhëron Gardën të nxjerrë me forcë deputetin e PD; fiken kamerat në sallë

Çfarë po ndodh brenda Kuvendit? Ruçi urdhëron

Gramoz Ruçi vijon të tensionojë situatën brenda sallës së Kuvendit duke dhënë urdhër që Garda e Republikës të nxjerrë me forcë kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

Pasi vendosi ta përjashtojë nga seanca e sotme, Ruçi urdhëroi nxjerrjen jashtë me forcë për deputetin, i cili nuk po largohej nga foltorja, i mbështetur nga kolegët demokratë dhe nga kryetari Lulzim Basha.

“Shërbimi i Kuvendit të ndikojë mbi zotin Spaho për të liruar sallën. Shërbimi të bëjë detyrën për zotin Spaho, të lirojë sallën”, u shpreh Ruçi, duke ndërprerë menjëherë seancën.

Pas këtij urdhri, kamerat janë fikur, por Politiko.al ka siguruar disa pamje brenda sallës që tregojnë se Spaho vijon të qëndrojë në foltore dhe garda nuk ka ndërhyrë.

“Mos bëj si halabak, mos prek punonjësit”, Gramoz Ruçi fyen kreun e opozitës dhe ndërpret seancën

 

Të fundit